Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Territorialja në Kuvend/ Berisha thirrje socialistëve: Çojeni në referendum, të vendosë populli! Boll u frytë si shushunja dhe mbështetët Padrinon…


Kreu i PD Sali Berisha teksa ka mbajtur sërish fjalën e tij në Kuvend, ka kërkuar që të hidhet në referendum, reforma territoriale.

Kreu i PD Sali Berisha teksa ka mbajtur sërish fjalën e tij në Kuvend, ka kërkuar që të hidhet në referendum, reforma territoriale. Berisha u shpreh kritik ndaj mazhorancës duke thënë se nuk po punon në interes të qytetarëve, por vetëm për pushtetin e tyre. Seanca po zhvillohet me debate e diskutimeve, ndërsa opozita ka shprehur qëndrimin e saj kundër Reformës Territoriale të propozuar nga PS. “Ndahet karakteri moral dhe qëndrimi ynë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Këto dy minuta janë përcaktuese për renditjen e Kuvendit në anën e qytetarëve po në armiqësi të egër dhe kundër interesave të tyre në mbështetje në Padrinos. Këto dy minuta, nëse ka mbetur një nanogram në ndërgjegjen tuaj të mykur, pro qytetarëve, hidhni poshtë projektin armiqësor. Këtë projekt nuk ka shqiptar që e voton. Hidheni poshtë e të shkojmë në referendum të pyesim qytetarët për një proces madhor që ka të bëjë me jetesën dhe shërbimet ndaj tyre. Hidheni poshtë e të shkojmë në referendum me dy variante. Të vendosin qytetarët.

Kjo është e vetmja rrugë por ju keni armiqësi me qytetarët. I burgosni dhe përzini nga Shqipëria ndërsa vetë fryheni si shushunja”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb