Kryeministri Edi Rama do të jetë sërish në qytetin e Vlorës këtë të shtunë, ku pritet të zhvillojë disa takime dhe ndalesa gjatë pasdites. Sipas informacioneve, Rama do të nisë axhendën e tij rreth orës 16:00, me një takim në ambientet e Pallatit të Kulturës, ku do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarë lidhur me reformën territoriale. Takimi pritet të zgjasë deri rreth orës 17:30. LEXO edhe...Aksident në Porto Palermo, përmbyset makina, plagosen 3 persona Më pas, kryeministri pritet të ketë një tjetër ndalesë në Lungomare, ndërsa një nga pikat e vizitës do të jetë edhe ish-Parku Aulona, ku Rama është ndalur edhe pak ditë më parë. Në ish-Parkun Aulona, kryeministri pritet të prezantojë një prej projekteve të parashikuara për këtë hapësirë, e cila synohet të shndërrohet në një zonë çlodhëse dhe kreative për qytetarët dhe vizitorët. Në vijim të axhendës, Rama pritet të ketë edhe një ndalesë në territorin e Bashkisë Selenicë, ku mësohet se do të zhvillojë takime të tjera. Vizita e kryeministrit në Vlorë vjen në një moment kur reforma territoriale është kthyer në një nga çështjet kryesore të diskutimit në qark, ndërsa bashkë me të pritet të diskutohen edhe projekte të tjera që lidhen me zhvillimin e qytetit dhe zonave përreth. P.J/ReportTv.al edi rama Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.2% Nuk e di 6% Vota total: 5305 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

