Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Territorialja’, Murrizi: Duhet vullnet politik për referendum! Protesta e PD, ish-deputeti: Tubim, s’bëhet me mesazhe sekrete! Ripërtëritja vjen me analizë


Referendumi është e vetmja mënyrë për t’u konsultuar me qytetarët për reforma të tilla si ajo territoriale, thotë Myslim Murrizi. Protesta e thirrur nga opozita jashtë Kuvendit ishte veçse një tubim në syrin e ish-deputetit. Sipas tij, ripërtëritja kërkon analizë të vërtetë të defekteve.

Referendumi është e vetmja mënyrë për t’u konsultuar me qytetarët për reforma të tilla si ajo territoriale që mbrëmjen mes së enjtes dhe së premtes, u miratua në Kuvend me 85 votat e socialistëve, thotë Myslim Murrizi në “Frontline” në Report Tv. Ai thekson se opozita duhet të këmbëngulë për ligjin e referendumit, i cili është instrument demokratik në çdo vend që funksionon si i tillë. LEXO edhe...Demokratët ’frymëzohen’ nga socialistët, qytetari në Patos i kërkon ripërtëritje Berishës: Të zgjedhim dhe ne ca të zgjuar në krye si ata! Si përgjigjet kreu i PD për dorëheqjen “Në demokraci ka një mënyrë për t’u konsultuar me qytetarët: referendumi. Pyetjet e tjera janë patronazhiste-politike. Opozita duhet të këmbëngulë për referendumin që ka 15 vjet që hesht. Duhet të ketë vullnet politik. Jemi i vetmi vend demokratik që s’bëjmë ligj për referendumet”, tha Murrizi. Për opozitën pati edhe kritika të tjera, duke nisur nga protesta kombëtare që Partia Demokratike kishte thirrur jashtë dyerve të Kuvendit. Murrizi tha se është veçse një tubim. “Ajo nuk është protestë. Këto janë dëngla politike që për një njeri që merr vesh alfën e politikën, s’mund ta gënjesh në mënyrë sistematike 36 vjet. Janë tubime elektorale”, tha ai. Më tej shtoi se protesta të tilla s’bëhen me mesazhe që u dërgohen kryebashkiakëve. Ripërtëritja e partisë nuk mund të vijë nga militantizmi dhe patronazhizmi, vijoi ai, por nga analiza e defekteve. “Nuk mund të bëhet në mënyrë top sekrete dhe silencioze me një mesazh që u çohet kryetarëve. Ka një vit e gjysmë pa Këshill Kombëtar për të analizuar defektet, për të folur hapur për gjërat që çalojnë. Një mbledhje u bë në dhjetor, tha do të bëjmë këtë për protestën, mos të flasim këtë herë. Militantizmi dhe patronazhizmi janë dy tufa idiotësh të marrosur pas asaj që nxjerr nga goja lideri dhe nëse mendon se do të nxisësh besim te qytetarët, ia ke futur vetes”, tha Murrizi. P.J/E.H/ReportTv.al PD reforma territoriale Myslym Murrizi frontline Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61% Jo 32.5% Nuk e di 6.5% Vota total: 3372 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?