Lajme Zone
Territorialja/ Minxhozi: Reformë me magnitudë të madhe, duhet dakordësi nga të dyja palët
PolitikëABC News Albania

Territorialja/ Minxhozi: Reformë me magnitudë të madhe, duhet dakordësi nga të dyja palët

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar procesin e reformës territoriale dhe diskutimet për ndryshimet në ndarjen administrative të vendit, duke theksuar se performanca e institucioneve është po aq e rëndësishme sa edhe vetë skema e zgjedhur.

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar procesin e reformës territoriale dhe diskutimet për ndryshimet në ndarjen administrative të vendit, duke theksuar se performanca e institucioneve është po aq e rëndësishme sa edhe vetë skema e zgjedhur.

Sipas Minxhozit, as sistemet zgjedhore, as harta e ndarjes së pushtetit vendor apo ndarje të tjera administrative nuk prodhojnë në vetvete diçka të keqe apo të mirë, por krijojnë rrethana që njëra skemë të funksionojë më mirë.

Minxhozi vlerësoi edhe procesin e konsultimeve, duke thënë se fakti që dy bashkëkryetarët e reformës kanë zhvilluar takime në Shqipëri përbën një nga ushtrimet e rralla demokratike. Ai shtoi se është pozitive që deri në shtator do të ketë reflektim mbi këtë çështje. Sipas Minxhozit, këto sensibilitete lokale mund të mos duken në hartën e madhe të konflikteve të vendit, por për banorët e zonave të vogla, çështjet që lidhen me ndarjen territoriale kanë rëndësi të madhe.

“ Parimi po kaq i vlefshëm është i performancës që do të ofronte cilado prej skemave. Ashtu si sistemet zgjedhore, edhe harta e ndarjes së pushtetit vendor apo ndarje të tjera administrative nuk prodhojnë diçka të keqe ose të mirë, prodhojnë rrethana që njëra skemë të funksionojë më mirë. Rentabiliteti i institucioneve, përkushtimi i atyre që janë pjesë, ndershmëria e fondeve, zbatimi i ligjeve, ka një listë të tërë problematikash që lidhen me këtë apo atë.

Kalimi nga një skemë e tejngarkuar, përfunduam me 61 njësi të mëdha dhe tani kemi dy qasje: opozita me kthim të pjesshëm dhe ajo e mazhorancës me thellim të njësive vendore. Qeveria qendrore ka marrë disa kompetenca që jo vetëm e kanë stepur pushtetin lokal, por e kanë lënë pa disa buxhete që mund t’i kishin përdorur për territorin.

Është bërë mirë që dy bashkëkryetarët e reformës kanë shëtitur në Shqipëri. Ka qenë një ndër ushtrimet e rralla demokratike. Në fazën e diskutimeve ne çalojmë si vend. Është gjë e mirë që deri në shtator do të ketë reflektim.

Unë do të doja një formulë me dakordësinë e të dyja palëve, sepse është një reformë e madhe dhe duhet të jetë e dakordësuar nga të dyja palët. Gjëja e parë që thuhet nga partitë politike është akuza e përbashkimit të pjesëve për t’i dhënë avantazh vetes. Kemi parë dy-tre vatra të nxehta reagimi.

Këto përjetime nuk shihen dhe nuk dallohen në hartën e madhe të sherreve të këtij vendi. Duhet të dimë që në realitete të vogla, siç janë rrethet dhe bashkitë e vogla që kanë sensibilitete të ndryshme, janë sensibilitete lokale që për banorin e Shqipërisë nuk kanë ndonjë rëndësi, por për ata që jetojnë aty çështja është e rëndësishme.

Kjo ka bërë që mazhoranca, me këtë ndarje, të jetë dëshmitare e një problemi të vogël lokal që janë ndezur papritmas dhe diku janë mjaft të ashpra.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet