Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka zbuluar disa nga faktorët që çuan Partinë Socialiste në propozimin për uljen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 46. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se sot shumë bashki nuk i ushtrojnë dot funksionet që kanë, për shkak të burimeve njerëzore dhe financiare. “Ne kemi bërë një analizë të detajuar për një periudhë të gjatë kohe për të vlerësuar situatën e bashkive. Qëllimi kryesor i analizës është se ku është pikëprerja më e mirë e mundshme mes dy elementëve. Nga njëra anë, krijimi i eficencës administrative, që të ketë mundësi që një bashki t’i ushtrojë siç duhet funksionet që ka. Sot bashkitë kanë 42 funksione ligjore, 36 prej të cilave buxhetore”, tha mes të tjerash Mazniku. LEXO EDHE:‘Nga një nënkryetar për çdo qytet përbërës’- Mazniku zbulon skemën në Report Tv, si do administrohen bashkitë ‘gjigante’ të krijuara me hartën e re territoriale Më tej Mazniku shtoi se shumë bashki në vend, si Rrogozhina apo Divjaka, nuk kanë një ‘bërthamë urbane’, çka sipas tij e bën të vështirë që një bashki të jetë tërësisht funksionale. “Ajo që kemi kuptuar është se gjysma e bashkive nuk arrijnë të bëjnë një pjesë të madhe të funksioneve. Rrogozhina dhe Divjaka nuk kanë një zonë urbane. Nëse ti je një bashki që nuk ke një bërthamë urbane, ti e ke shumë të vështirë të gjesh 2 juristë për zyrën juridik. Pra nëse s’ke njerëzit dhe mundësinë ekonomike për kryerjen e funksioneve, në atë moment ti ke një problem funksionaliteti”, shtoi Mazniku. Më tej Mazniku garantoi qytetarët se zyrat për dhënien e shërbimeve ndaj tyre do të qëndrojnë aty ku janë. Ato që do të lëvizin sipas Maznikut, do të jenë vetëm zyrat e planifikimit. Pra, Mazniku theksoi se asnjë nga shërbimet e përditshmërisë nuk do të largohet nga qytetarët, me reformën e re territoriale. “Autonomia fiskale mat si është raporti mes totalit të të ardhurave që merren nga Qeveria, si dhe totalit të të ardhurave që ka vetë bashkia. Bashkia është si puna e administratorit të pallatit. Është ai njeriu që kujdeset për shkallën. Por nëse ai është i vetmi banor, ai atëherë po administron veten e vet, jo të tjerët. Pra në rastin praktik ne këtu nuk kemi të bëjmë me një situatë që po u jep shërbime palëve të treta, por vetëm atyre që punojnë në bashki. Ne kemi mundësi që pa i larguar asnjë nga shërbimet e përditshmërisë, pra mirëmbajtja e rrugës, pastrimi, të bëhet prapë nga qyteti i Fushë-Arrëzit përshembull. Lëvizin vetëm zyrat e planifikimit”, theksoi Mazniku. Në përfundim Mazniku tha se reforma e re territoriale është një reformë për qytetarët, jo për ‘ofiqarët.’ Mazniku tha se vullneti i PS është që në zgjedhjet e ardhshme lokale të shkohet me hartën e re territoriale, teksa shtoi se këtë do ta vendosë Kuvendi. Për Maznikun, kjo reformë ka nevojë edhe për një fazë të dytë të saj, që është rishikimi i ligjit të funksioneve bashkiake. “Kjo reformë ka nevojë për fazën e dytë të saj, që është faza e ligjit 139 quhet, që është ligji i funksioneve bashkiake, të cilat duhet të rishikohen. Të rishikohen të gjitha pas 10 vitesh. Është e vërtetë që ne në 2014-ën bëmë një ndër reformat më të mëdha decentralizuese. Tani pas 10-11 vitesh është koha të shikojmë nëse këto funksione a u zbatuan apo jo. Ne do të hyjmë në zgjedhje me 46 bashki. Do e vendosë Kuvendi, por vullneti ynë ky është. Kjo është një reformë për qytetarët, jo për ofiqarët”, përfi Mazniku. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 22:24 ‘Nga një nënkryetar për çdo qytet përbërës’- Mazniku zbulon skemën në Report Tv, si do administrohen bashkitë ‘gjigante’ të krijuara me hartën e re territoriale Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka shpjeguar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, sesi do të funksionojnë bashkitë, pas miratimit në Kuvend të projekt-propozimit të PS për hartën e re territoriale.Mazniku ka theksuar se Këshillat Bashkiakë të qyteteve do të përbëhen nga këshilltarë bashkiakë, të cilët do të ndahen në mënyrë proporcionale mes qyteteve përbërëse të bashkisë.Duke marrë shembull Bashkinë Vlorë, Mazniku tha se këshilli bashkiak i kësaj bashkie do të jetë i përbërë në mënyrë proporcionale nga këshilltarë nga qyteti i Vlorës, nga qyteti i Orikumit dhe nga qyteti i Selenicës.Më tej Mazniku theksoi se për çdo qytet do të ketë edhe nga një nënkryetar bashkie, i cili do të qëndrojë në zyrën e qytetit në fjalë. Pra një nënkryetar i bashkisë së Vlorës do të qëndrojë në zyrën në qytetin e Selenicës dhe një tjetër në zyrën në qytetin e Orikumit.Sipas Maznikut, ato që nuk do të ndryshojnë strukturën dhe funksionalitetin e tyre, janë njësitë administrative.“Kryetari i Bashkisë së Vlorës pas reformës, do i ketë të vetët edhe këta të bashkisë Selenicë. Vlora sot është një bashki me njësitë e veta administrative. Do të përbëhet nga 3 qytete, Vlorë, Orikum dhe Selenicë. Njësitë do jenë ato që janë sot, nuk do lëvizin fare. Qyteti ka një funskion më shumë. Këshilli Bashkiak i Bashkisë Vlorë do përbëhet në mënyrë proporcionale, nga qyteti Vlorë, Orikum dhe Selenicë. Në qytet do ketë edhe një zyrë dhe një nënkryetar të dedikuar që menaxhon zyrën. Vlora do ketë më shumë se 3 nënkryetarë. 3 nënkryetarë për 3 qytetet, por mund të ketë edhe nënkryetar për financat përshembull. Nënkryetari në Selenicë do rrijë në qytetin e Selenicës. Do shkojë aty, do hapë zyrën. Që në fushatë, kandidati për kryebashkiak do dalë edhe me emrat për nënkryetarë”, tha mes të tjerash Mazniku. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: bashkite Kuvendi i Shqiperise qeveria zgjedhjet vendore 2027 PS harta teritoriale reforma territoriale arbjan mazniku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Ledi: 08/09/2026 21:45 Ne emer te popullit te turnit te trete...sa klloune dhe palaco jeni..na e peshtiroset Përgjigju Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 2431 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
