Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Territorialja/ Kundër bashkimit me Lushnjën, qytetarët e bashkisë së Divjakës sërish në protestë (VIDEO)


Propozimi i socialistëve për hartën e re territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive po kundërshtohet nga komunitetet e prekura. Banorët e Divjakës protestuan duke shpalosur qëndrimin se bashkia e tyre i ka kapacitetet ekonomike për t’ia dalë e vetme pa u bashkua me Lushnjën.

Banorët e bashkisë Divjakë për të katërtën mbrëmje radhazi protestuan në sheshin qendror të Divjakës. Në mbështetje të tyre kundër projektit të socialistëve, kundër shkrirjes së bashkisë Divjakë me Lushnjën ka dalë dhe administrata dhe kryetari i bashkisë. Bashkia e Divjakës sipas banorëve i plotëson kushtet për të qëndruar më vete, qoftë në aspektin ekonomik ashtu edhe sa i takon resurseve të tjera si parku kombëtar Divjakë Karavasta, pylli, laguna dhe plazhi LEXO EDHE:Harta e re territoriale/ Partia e Lirisë: Qëllim që bashkitë të varen nga zyra e Ramës Qytetarët e Divjakës kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit duke bërë thirrje që edhe të tjerë t’i bashkohen në protestë kundër ndarjes së re territoriale. Propozimi i mazhorancës shkrin 15 bashki, çka ka sjellë protesta në disa qytete ndërsa këshillat bashkiak të Libohovës dhe Klosit e kundërshtuar edhe zyrtarisht projektin dhe pritet që qëndrimet e tyre t’ia dërgojnë qeverisë. Kryeministri Rama ka thënë se harta është në konsultim dhe se zëri i çdo qytetari do dëgjohet SI.E./Shqiptarja.com TAG: Fier lushnje divjakë reforma territoriale Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.9% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27% Vota total: 5104 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?