Një e treta e anëtarëve të Këshillit Bashkiak Klos kanë depozituar një kërkesë zyrtare për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme, ku pritet të diskutohet qëndrimi institucional i këshillit ndaj projektit të reformës administrativo-territoriale që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Këshilltarët propozojnë që në mbledhje të shqyrtohet ndikimi i reformës, të miratohet një rezolutë zyrtare kundër shkrirjes së Bashkisë Klos, kjo rezolutë t’u dërgohet Kuvendit, Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, si edhe të organizohen konsultime publike me qytetarët në të gjitha njësitë administrative të bashkisë. LEXO edhe...Rrogozhina kundër bashkimit me Kavajën, punonjësit e bashkisë bojkotojnë punën, thirrje Ramës dhe Maznikut: Jemi kundër shkrirjes, po na bëhet padrejtësi! (VIDEO) Ndërsa në Libohovë është marrë vendim unanim nga 13 anëtarët e pranishëm të këshillit bashkiak për kundërshtimin e propozimit të PS për shkrirjen e kësaj bashkie me Gjirokastrën. Ata do të dërgojnë një shkresë në Tiranë për rishqyrtimin e vendimit për të mos shkrirë këtë bashki. P.J/SI.E./ReportTv.al reforma territoriale Klos Diber Libohove Gjirokaster Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4167 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

