Drafti i reformës administrativo-territoriale po kundërshtohet nga institucionet vendore. Në mbledhjen e jashtëzakonshme, këshilltarët bashkiakë të Klosit u shprehen unanimisht kundër bashkimit me Matin. Sipas tyre, drafti i mazhorancës nuk pasqyron vullnetin e banorëve. Kryebashkiakja Valbona Kola tha se drafti do t'i nënshtrohet konsultimit publik 60-ditor dhe se qëndrimi i bashkisë do të bazohet te mendimi i qytetarëve. Te majtë e të djathtë në Këshillin Bashkiak te Këlcyrës u shprehen kundër draftit dhe i bënë thirrje dhe Përmetit të mos e mbështesë bashkimin e dy bashkive. LEXO EDHE:Reforma Territoriale, Klosi kundër bashkimit me Matin, këshilltarët: Do të ndjekim rrugën ligjore dhe protestat (VIDEO) Ndërkohë, kundërshtimet kanë vijuar edhe në terren. Në Fierzë të Fushë-Arrëzit, Klos dhe Divjakë, qytetarët protestuan një dite me pare, duke argumentuar se shkrirja e bashkive do t'i largojë nga shërbimet publike. Drafti i reformës së re administrativo-territoriale, i hartuar nga mazhoranca, propozon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Aktualisht, drafti është ne faze konsultimi publik, ndërsa pritet t'i kalojë Kuvendit në sesionin e ri parlamentar. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:47 Reforma Territoriale, Klosi kundër bashkimit me Matin, këshilltarët: Do të ndjekim rrugën ligjore dhe protestat (VIDEO) Këshilli Bashkiak i Klosit u mblodh të enjten për të diskutuar mbi propozimin e mazhorancës socialiste për reformën territoriale e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Në mbledhje morën pjesë këshilltarët bashkiakë, drejtues vendorë dhe dhjetëra banorë të zonësGjatë diskutimeve, këshilltarët u shprehën unanimisht kundër bashkimit me Bashkinë Mat, duke deklaruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar vendimin, pa përjashtuar edhe organizimin e protestave.Në mbledhje mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, e cila bëri të ditur se projekt-propozimi i reformës ka mbërritur në bashki dy ditë më parë. Ajo sqaroi se dokumenti parashikon një periudhë 60-ditore konsultimi publik, gjatë së cilës do të zhvillohen dëgjesa me qytetarët në të gjitha njësitë administrative të bashkisë. Kryebashkiakja Kola theksoi se do të jetë në krah të banorëve dhe se do të përfaqësojë vullnetin e tyre në çdo fazë të procesit, duke garantuar se qëndrimi i Bashkisë Klos do të bazohet te mendimi i komunitetit.Në përfundim të mbledhjes u bë e ditur se në ditët në vijim do të nisin dëgjesat publike në të gjithë territorin e Bashkisë Klos, ku qytetarët do të kenë mundësi të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me reformën administrativo-territoriale. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 10:58 Kundërshtojnë bashkimin me Pukën, kryepleqtë e 9 fshatrave të Fushë-Arrëzit ‘Kuvend’ pranë Kishës së Fierzës! Të premten protestë kundër ‘Territoriales’ (VIDEO) Banorët e njësisë administrative Fierzë, në bashkinë Fushë-Arrëz, kundërshtojnë bashkimin me Pukën, sipas draftit të propozuar nga Partia Socialiste.Kryepleqtë e nëntë fshatrave u mblodhën sot në vendin tradicional të kuvendeve, pranë Kishës së Fierzës, nga ku i bënë thirrje qeverisë të rishikojë vendimin për bashkimin e Fushë-Arrëzit me Pukën. Sipas tyre, ky riorganizim do t'i largojë edhe më shumë shërbimet nga banorët e zonës.Njësia administrative Fierzë ndodhet rreth 100 kilometra larg qytetit të Pukës. Banorët e kësaj zone, nga e cila prodhohet një pjesë e rëndësishme e energjisë elektrike për vendin, shprehen se prej 30 vitesh janë lënë në harresë nga qeveritë e ndryshme. Ata theksojnë se degradimi i vazhdueshëm i sistemit arsimor dhe atij shëndetësor ka ndikuar drejtpërdrejt në largimin masiv të popullsisë.Kryepleqtë e fshatrave të Fierzës deklaruan se do t'i bashkohen protestës së thirrur nga Bashkia Fushë-Arrëz, e cila do të zhvillohet të premten, në orën 17:00. Edhe bashkia kundërshton draftin e propozuar për bashkimin me Pukën. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 08:40 Banorët e Divjakës për të 6-ën mbrëmje në protestë kundër ‘Territoriales’, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën! Kërkojnë ndihmën e deputetëve të zonës për anulimin e projektit (VIDEO) Banorët e Divjakës janë ngritur për të gjashtën mbrëmje ditën e djeshme në protestë kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale.Divjakasit janë të vendosur të vazhdojnë të shprehin kundërshtinë e tyre për shkrirjen e bashkisë Divjakë me bashkinë Lushnje, e cila parashikohet në propozimin e paraqitur nga PS.Në fjalimet e mbajtura gjatë protestës, përveç kundërshtisë me reformën territoriale, banorët kërkojnë mbështetjen e deputetëve që kanë marrë votat e tyre si majtas dhe djathtas që shkrirja e bashkisë Divjakë të mos realizohet.Gjithashtu ata janë shprehur se do të vijojnë protestën derisa qeveria të anulojë projektin për bashkimin e Divjakës me Lushnjen.“I bëj thirrje të gjithëve, nëpër kafene apo kudo që janë ulur rreth nesh, mos të rrinë nëpër lokale, por të na shoqërojnë, sepse bashkimi bën fuqinë”, ka thënë një prej protestuesve.“Divjaka bashki! Mos ma prek Divjakën”, tha një tjetër protestues.Në përfundim protestuesit vazhduan ritualin e përnatshëm duke marshuar rrugëve të qytetit të Divjakës me thirrjet 'Divjaka bashki'. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: kelcyre permet keshilli bashkiak reforma territoriale Gjirokaster Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.3% Jo 59.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 1426 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

