Lajme Zone
Territorialja/ Gazetari: Janë protesta të organizuara nga vetë bashkiakët. Bashkitë e vogla, enklava pushteti
PolitikëABC News Albania

Territorialja/ Gazetari: Janë protesta të organizuara nga vetë bashkiakët. Bashkitë e vogla, enklava pushteti

Gazetari Andon Kello ka komentuar reagimet e fundit në disa bashki lidhur me diskutimet për ndarjen territoriale, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e organizimit të protestave në disa zona.

Gazetari Andon Kello ka komentuar reagimet e fundit në disa bashki lidhur me diskutimet për ndarjen territoriale, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e organizimit të protestave në disa zona.

Sipas tij, protestat janë të organizuara nga vetë drejtuesit vendorë, të cilët nxjerrin punonjësit e bashkive në protesta.

Sipas tij, në bashkinë e Poliçanit, ku sipas tij nuk ka pasur më parë protesta për çështje të ndryshme dhe ku PD-ja është inekzistente, pushteti vendor është kthyer në një “enklavë pushteti”, për shkak të zgjatjes së pushtetit të kryetarëve nën siglën e partisë. Gazetari u shpreh se në këto bashki, veçanërisht në Poliçan, shumica e personave që kanë dalë në protestë janë punonjës të bashkisë të deklaruar si mbështetës të Partisë Socialiste.

“Ka pasur reagime në Poliçan, Prrenjas, Maliq, Divjakë, edhe pse të paktën unë do të isha në mënyrë kritike. Në bashkinë e Poliçanit, ku nuk ka pasur ndonjëherë protestë për asgjë, PD është inekzistente. Në këto bashki janë kthyer në enklava pushteti, sepse kështu ndodh kur kryetari zgjat pushtetin nën siglën e partisë.

Në këto bashki, në Poliçan, sipas asaj që pashë, shumica janë socialistë që janë deklaruar punonjës të bashkisë, por më parë ku ishin, pse nuk kërcënonin? Kur u kërcënohet heqja e punës dhe rrogës, hidhen në protestë.

Janë protesta të organizuara nga vetë bashkiakët, që hedhin punonjësit në protestë.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetSheshi i Dollarit