Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

‘Territorialja’/ Fushë-Arrëzi në protestë: Mos na shkrini! Edhe kryebashkiaku demokrat i Pukës kundër hartës së re (VIDEO)


Fushë-Arrëzi nuk pranon të shkrihet me Pukën. Banorët dolën në protestë kundër draftit të Partisë Socialiste për reformën e re administrativo-territoriale, duke e konsideruar atë një cenim të dinjitetit, identitetit. Protesta u mbështet nga PD-ja.

Banorët e Fushë-Arrëzit janë ngritur sërish në protestës kundër hartës së re territoriale. Ata e konsiderojnë si nëpërkëmbje dhe cenim të dinjitetit propozimin e PS qe bashkia e Fushë-Arrëzit të shkrihet dhe të bashkohet me atë të Pukës. Protestës iu bashkuan edhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale nga opozita, Luçiano Boçi, deputeti Gjin Gjoni, si edhe kryebashkiaku demokrat Hil Curri. Ky i fundit tha se nuk do ta lejojnë shkrirjen e bashkisë dhe do ta mbrojnë atë me çdo kusht. “Për komunitetin e Bashkisë Fushë-Arrëz është i padëshirueshëm Mazniku. Në atë kohë që është mbrojtur kjo zonë, nuk ka pasur shtet dhe s’ka pasur as parti fare. Qytetarët e kësaj bashkie, burrat e gratë, sot më shumë se kurrë janë provokuar. U bëj thirrje deputetëve që të mos e marrin nëpër këmbë dinjitetin e Bashkisë Fushë-Arrëz. Nuk do të shkrihet. Do ta mbrojmë me çdo çmim. Nuk është bërë asnjë dëgjesë publike në Fushë-Arrëz. Nuk mund të bëjë çfarë të dojë shteti me ne”, tha Curri. Në mbështetje të kundërshtive për bashkimin e Fushë-Arrëzit me Pukën ishte edhe kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi, si dhe vetë kryebashkiaku demokrat i Pukës, Rrok Dodaj. LEXO EDHE:A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare “Diskutohet vetëm ndarje territoriale, fshirje bashkish, shtim territoresh të një bashkie. A thua se ky është halli më i madh që ka Shqipëria. Nëse duan të diskutojmë për autonominë vendore, duhet të merren me kompetencat që ka pushteti lokal. Jepu më shumë kompetenca kryetarëve të bashkive. Kanë hequr gjykatat, prokuroritë, ndërmarrjet e ujësjellësit, agjencitë e Kadastrës. Të gjitha i kanë përqendruar në qendrat e qarqeve. Qytetarët lëvizin për shërbime, tani po diskutojnë shkrirjen e bashkisë, që prapë duhet të shkojnë në Pukë ose vende të tjera”, tha Albert Mëlyshi. “Do të hidhet poshtë drafti unanimisht nga këshilltarët e Bashkisë Pukë. Ky lloj drafti shkel dinjitetin e çdo qytetari të rrethit të Pukës dhe Bashkisë Fushë-Arrëz”, tha Dodaj. Në mbështetje të bashkëvendësve të tij, por edhe me kritika të forta ndaj Edi Ramës, siç u duk qartazi, kësaj proteste iu bashkua edhe ish-kandidati i PS-së për deputet në këtë zonë dhe ish-kreu i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, Pavlin Luli. “S’ka parti, ka dinjitet. Ka atdhedashuri, ka vendlindje. Poshtë qeveria e korruptuar bashkë me Edi Ramën. Jep dorëheqjen, Edi Rama. Kjo nuk është reformë administrative, kjo është reformë elektorale, politike, kundër interesave të banorëve të Fushë-Arrëzit. Ju kërkoj ndjesë nëse ju kam kërkuar votën për Edi Ramën, por ky nuk e ka merituar dhe nuk e meriton votën e këtij populli”, u shpreh ai. Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe qytetarë të tjerë kundërshtuan reformën, duke kërkuar që të dëgjohej zëri i tyre. “Kërkojmë respekt për historinë e Fushë-Arrëzit, për njerëzit që punojnë dhe jetojnë këtu, për të drejtën tonë për t’u dëgjuar. Nuk jemi kundër ndryshimit, por çdo ndryshim duhet të jetë i drejtë dhe në interes të qytetarëve. Ta tregojmë sot se forca jonë qëndron te qytetari, uniteti dhe dinjiteti”, tha Danjela Ymeri. “Mund të ndryshosh kufijtë në një hartë, por nuk mund ta shkulësh një vend nga kujtesa e bijve. Fushë-Arrëzi nuk është një pikë që mund të fshihet me një vijë në letër. Është histori, sakrificë”, vijoi Leti Brahaj, ish-banore e Fushë-Arrëzit. “I duhet Paketa e Maleve dhe të sillen njerëz për ta shfrytëzuar këtë vend”, tha Lush Ndosha, banor i Fushë-Arrëzit. “Unë bëj tri orë për të dalë në njësinë e Iballës, nga Iballja bëj edhe një orë. Qeveria do të na largojë edhe një orë, duke na çuar në Pukë. Është diskriminim”, tha Ndue Bibaj, banor i Fushë-Arrëzit. “Asnjë deputet të mos shkelë këtu nëse ngre kartonin për shkrirjen e Bashkisë Fushë-Arrëz”, vijoi Gëzim Totaj, emigrant. Banorët e Fushë-Arrëzit nisën nënshkrimin e një peticioni kundër draftit, teksa paralajmëruan përshkallëzimin e protestave. Bashkia Fushë-Arrëz, me afro 4 878 banorë, sipas draftit të PS-së për reformën e re administrativo-territoriale, do të bashkohet me Bashkinë Pukë, e cila, sipas Censusit, numëron 6 222 banorë. SI.E./Shqiptarja.com TAG: fushe arrez puke Shkoder reforma territoriale Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.1% Jo 61.2% Nuk e di 4.7% Vota total: 3206 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?