Edhe pse Tirana nuk futet në mesin e 15 bashkive që synohet të shkrihen, kufijtë e saj territorialë me hartën e re të propozuar nga socialistët do të ndryshojnë. Kryeqytetit, propozohet t’i bashkohet Rinasi që i përket bashkisë Krujë duke krijuar një njësi të re administrative bashkë me Bërxullën dhe Domjen që aktualisht i përkasin Vorës, në bashkinë më të madhe të vendit. Për këto ndryshime, PD, që nga ana tjetër ka kërkuar bashki më të vogla, i kërkon Këshillit Bashkiak të Tiranës të nisë menjëherë dëgjesat me qytetarët. LEXO EDHE:Zjarr në malin e Dajtit në Tiranë, një avion në operacion për shuarjen e flakëve “Sapo kam depozituar në emër të gjithë këshilltarëve të opozitës një kërkesë për zhvillimin e 30 dëgjesave publike në bashkinë e Tiranës, në kudër të diskutimeve që po kryhen në bazë të Reformës Territoriale. A është kjo ndarja e duhur sa i përket mirëfunksionimit. Të gjithë duhet të zhvishemi nga emocionet politike dhe të pyesim qytetarët çfarë hallesh kanë dhe çfarë presin nga pushteti vendor. Bashkia e Tiranës ka 24 njësi dhe asnjëra prej tyre nuk është e njëjtë me njëra-tjetrën. Tirana e 2026 është ndryshe nga ajo e 2014-ës, por problemet janë shtuar. Nëse kjo gjë nuk kryhet, atëherë mazhoranca socialiste në Këshillin Bashkiak nuk ka vullnetin për të diskutuar për problemet e qytetarëve, por kanë vetëm kartonin për të votuar. Le të shkojmë të qytetarët me 30 dëgjesa, të bëjmë transparencë për çfarë ka nevojë qytetari. Mjaft me urdhra politikë”, tha Teliti. Ndërkohë në 15 bashkitë që propozohet të shkrihen dëgjesat me qytetarët kanë nisur. Këtë të martë, u zhvilluan në Xibër të Klosit, banorët e të cilës të irrituar u shprehën kundër bashkimit me Matin. Sali Muça: Sot jemi mbledh për një problem shumë të rëndësishëm. I them Edi Ramës, ku po e çon Shqipërinë. Ku po shkon Shqipëria, këtu ka qenë një spital dhe tani nuk ka më. Jemi 40 km larg veç për një letër. Unë nuk jam dakord që të bashkohemi me Burrelin. Abdulla Diku: Kjo reforma territoriale duket sikur po ndan shtete, jo bashki. Nw qarkun e Elbasanit nga ana tjetwr, dwgjesa pwr reformwn territoriale u shoqwrua gjithashtu me debate. pasi kryetari Gledian Llatja mbështeti zgjerimin e Bashkisë! “Elbasani bëhet qyteti i dytë më i madh në Shqipëri pas Tiranës, duke i dhënë një plotësim të kapaciteteve ekonomike. ” tha Llatja Por deputeti demokrat Bledi Himçi kundërshtoi dëgjesën dhe e quajti një farsë “Ju po e bëni dëgjesën farsë! Nuk mund ta bësh konsultimin publik vetëm me administratën e bashkisë. Kjo është e turpshme nga ana juaj si kryetar Bashkie, ky është një banalitet” tha Himçi Në dëgjesë mori pjesë edhe ish-kryebashkiaku i djathtë i Elbasanit, Ardian Turku, i cili kërkoi një qasje më të kujdesshme dhe të argumentuar ndaj reformës territoriale, duke thënë se fillimisht duhej një analizë e hollësishme e reformës së 2014, “Duhet të tregohemi të matur dhe të kujdesshëm me reformën territoriale. Argumenta dhe kundërargumenta mund të sjellim pa fund për ta mbështetur dhe për ta kundërshtuar. Prandaj të tregohemi sa më logjikë në diskutime dhe në marrjen e vendimeve”, tha ai Ndërsa në Divjakë, protesta kundër bashkimit me Lushnjën u mbajt për të 25 ditë me radhë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 17:12 Reforma territoriale përplas PS-në dhe PD-në në Elbasan, Llatja: Pas Tiranës bëhemi qyteti i dytë më i madh! Himçi: Po zhvilloni një proces farsë (VIDEO) Reforma territoriale tanimë është depozituar në Parlament, ndërsa në Qarkun e Elbasanit parashikohet bashkimi i Bashkisë Elbasan me atë të Cërrikut dhe të Belshit!Këtë të martë në qytet u organizua një dëgjesë ku kryetari Gledian Llatja mbështeti zgjerimin e Bashkisë!“Elbasani bëhet qyteti i dytë më i madh në Shqipëri pas Tiranës, duke i dhënë një plotësim të kapaciteteve ekonomike. ” tha LlatjaPor në mbledhje nuk munguan as debatet.Deputeti demokrat Bledi Himçi kundërshtoi dëgjesën.“Ju po e bëni dëgjesën farsë! Nuk mund ta bësh konsultimin publik vetëm me administratën e bashkisë. Kjo është e turpshme nga ana juaj si kryetar Bashkie, ky është një banalitet” tha HimçiNë dëgjesë mori pjesë edhe ish-kryebashkiaku i djathtë i Elbasanit, Ardian Turku, i cili kërkoi një qasje më të kujdesshme dhe të argumentuar ndaj reformës territoriale, duke thënë se fillimisht duhej një analizë e hollësishme e reformës së 2014,Sipas tij, para se të merret një vendim për një riorganizim të ri territorial, duhet të ketë një analizë të thelluar të asaj që ka funksionuar dhe asaj që nuk ka funksionuar gjatë viteve të zbatimit të reformës së mëparshme.“Duhet të tregohemi të matur dhe të kujdesshëm me reformën territoriale. Argumenta dhe kundërargumenta mund të sjellim pa fund për ta mbështetur dhe për ta kundërshtuar. Prandaj të tregohemi sa më logjikë në diskutime dhe në marrjen e vendimeve”, tha ai U.D/Shqiptarja.com Share Ora 07:38 ‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës për të 25-ën mbrëmje në protestë, kundërshtojnë shkrirjen me Bashkinë e Lushnjës (VIDEO) Banorët e Divjakës dolën sërish mbrëmjen e djeshme në protestë, për të kundërshtuar propozimin e PS për hartën e re territoriale, ku parashikohet shkrirja e bashkisë së Divjakës me atë të Lushnjës.Në protestën e 25-të pavarësisht numrit të ulët, protestuesit ripërsëritën kërkesat e tyre, ku kërkuan nga sheshi që institucioni të mos shkrihet, siç e parashikon projekti i Reformës Administrative.“Duke mbrojtur Divjakën, mbroni familjet dhe shtëpitë tuaja”, tha një banor.“Secili prej nesh duhet ta ngrejë zërin këtu. duhet të vini të gjithë këtu, sepse sot Divjaka ka nevojë për ne”, tha një tjetër.Në fund si çdo natë protesta u mbyll me marshimin në rrugët e qytetit, me thirrje ndaj pushtetarëve për të mos e shkrirë bashkinë Divjakë. Xh.K/Shqiptarja.com Share SI.E./U.D/Shqiptarja.com TAG: Ardian Turku Bledi himci Gledian Llatja Elbasan Dorian Teliti Xiber PD reforma territoriale Tirane Diber Klos Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54.4% Keq 33.2% Nuk e di 12.3% Vota total: 1543 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
