Lajme Zone
‘Territorialja’, Berisha për draftin e PS: Raportin s’e paraqitën në komision, Rama e kuptoi se e ka betejë të humbur! Ka si qëllim shpopullimin
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

‘Territorialja’, Berisha për draftin e PS: Raportin s’e paraqitën në komision, Rama e kuptoi se e ka betejë të humbur! Ka si qëllim shpopullimin

Propozimi i socialistëve për hartën e re territoriale ishte një raport që s’mund të paraqitej në komision, tha Sali Berisha, por u prezantua në parlament. Në konferencën për shtyp, kreu i PD tha se Edi Rama kuptoi që ishte “betejë e humbur” dhe “u tërhoq në mënyrë të njëanshme.” LEXO edhe...Propozimi i PS për ‘Territorialen’, bashkia Klos nuk bie dakord për shkrirjen me Matin, bojkoton punën në sh

Propozimi i socialistëve për hartën e re territoriale ishte një raport që s’mund të paraqitej në komision, tha Sali Berisha, por u prezantua në parlament. Në konferencën për shtyp, kreu i PD tha se Edi Rama kuptoi që ishte “betejë e humbur” dhe “u tërhoq në mënyrë të njëanshme.” LEXO edhe...Propozimi i PS për ‘Territorialen’, bashkia Klos nuk bie dakord për shkrirjen me Matin, bojkoton punën në shenjë proteste Shkrirjen e 15 bashkive Berisha e quajti qëllim shpopullimi e pasurimi të kryeministrit. “Edi Rama e kuptoi se e ka betejë të humbur dhe se reforma territoriale ka ngjallur pakënaqësi të madhe. Kudo që shkuam u mbështetën sugjerimet e PD. U tërhoq në mënyrë të njëanshme, të padenjë, paraqiti në parlament një raport që s’mund të paraqitej në komision dhe e publikoi, do të heqë edhe 15 bashki të tjera, të reduktojë numrin e bashkive në vendin më malor të Europës që 80% e ka male dhe kodra, vetëm për qëllime shpopullimi e pasurimi”, tha Berisha. Ai përgëzoi edhe banorët e Poliçanit për protestën e tyre në përgjigje të draftit të PS për ‘Territorialen’ duke nxitur edhe banorët e bashkive të tjera të ndjekin të njëjtin shembull. Drafti i PD parashikon ndarje me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone. Sipas tij, shtimi i bashkive do të sjellë më shumë shërbime cilësore për qytetarët dhe menaxhim më të mirë të territorit. 39 njësi vendore të reja shtohen kryesisht në qarqet Fier, Tiranë dhe Lezhë. P.J/ReportTv.al reforma territoriale PD sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 61.5% I gabuar 30.9% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 1989 Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?