Propozimi i PS për refromën e re territoriale ka ngritur në protesta banorët e 15 bashkive që socialistët propozojnë të shkrihen. Ata listuan një sërë efektesh negative që do të ketë kjo hartë, e cila sipas tyre u vështirëson jetesën e përditshme dhe u rrezikon ekonominë. SELENICË LEXO edhe...Analiza elektorale/ Sa ndikon harta e re e bashkive në zgjedhje, PS do të forconte epërsinë në të njëjtin territor, PD ruan ‘statuskuonë’ Selenica u ngrit këtë të shtunë sërish në protestë kundër propozimit të PS-së për hartën Territoriale, që parashikon shkrirjen e kësaj bashkie me të Vlorës. Banorë të zonës, përfaqësues të fshatrave, intelektualë dhe përfaqësues të bashkisë thanë në 'Kuvendin e Selenicës' se një vendim i tillë do t’i detyronte qytetarët të udhëtonin drejt Vlorës edhe për shërbimet më të thjeshta administrative. Ato thonë se bashkimi me Vlorën sjell vështirësi pasi nuk do të marrin dot shërbime dhe pretendojnë se zona do të harrohet e nuk do të ketë më as investime. “Kryesorja është diskutime me komunitetin. A e bënë këta këtë reformë para kaq vitesh, nuk dëgjuan asnjë vërejtje dhe sot thonë duhet bërë ndryshe. Unë nuk e marr një usta që ma ka bërë shtëpinë keq, për ta bërë më mirë duhet të thirrjen të gjithë, të diskutojmë dhe të vendosim çfarë do shumica. Kryesorja është diskutim me të gjithë komunitetin”, tha një banor. "Kërkojnë zhbërjen, zhdukjen e identitetit të një krahine të madhe me integritet, me identitetet territoriale, kulturor, ekonomik, historik. Papritur vjen rrufeja në qiell të hapur për ta asgjësuar. Përse bëhet kjo? Nuk arrij ta kuptoj. Gjasat janë që do kalojë kjo punë sepse ata që e kalojnë kanë shumicën. Të më thotë kush që janë bërë 5 metra rrugë në krahinë në kohën që na drejtonte Bashkia e Vlorës? Kush u kujtua që ekzistonte kjo zonë?", tha një banor. “Ne si qytetar të Selenicës dhe si përfaqësues të këshillit do ta ngremë zërin se ne votat këtu i kemi marrë”, tha Aleksandra Zhiaj, anëtare e Këshillit bashkiak të PS. “Kërkesa juaj që bashkia e Selenicës të mbetet një bashki, është e drejtë, e qenësishme, sipas të gjithë mënyrës së si analizohet puna e një bashkie, ju jeni në të drejtën tuaj legjitime dhe unë si drejtues polik i PD për Vlorën jam këtu për t’iu mbështetur kërkesën tuaj që bashkia e Selenicës të mos bashkohet me Vlorën”, tha Aurel Bylykbashi, drejtuesi politik i PD për qarkun e Vlorës. BELSH Edhe qytetarët e Belshit, kundërshtojnë me ngulm shkrirjen e bashkisë së tyre me atë të Elbasanit, duke listuar një sërë efektesh negative që sipas tyre do të ketë harta e re. Me pankarta në duar ato përcollën këto mesazhe: “Më shumë shërbime, jo më pak bashki”, “Bashkia jonë nuk është thjeshtë një numër”, “Jo reformës që zbraz komunitetet”, “të shkrihet PS, jo bashkitë”. FUSHË-ARRËZ Në Fushë-Arrëz, kryebashkiaku Hilë Curri në një intervistë për Report Tv e quajti hartën e re raciste e që dëmton banorët dhe ekonominë e zonës. Ai bëri thirrje deputetëve të votojnë kundër këtij projekti. “Dëmtimi që i bëhet bashkisë Fushë Arrëz me këtë reformë është racist. Në të gjithë zonën e veriut zgjidhet vetëm 1 bashki që ka forcë ekonomike e potenciale. U bëj thirrje deputetëve që të mos votojnë një vendim që prek interesat e një komuniteti të caktuar, në rastin konkret të banorëve të bashkisë së Fushë Arrëzit. Kush voton do të shpallet person i padëshiruar nga komuniteti ynë”, thotë Hilë Curri. PATOS Edhe Patosi e kundërshton bashkimin e bashkisë me të Fierit. Në një reagim, kreu i Këshillit Bashkiak Armand Ahmetaj u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që përpara çdo vendimmarrjeje përfundimtare, të dëgjojnë dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Patosit. "Në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Patosit vlerësoj se ky propozim nuk pasqyron interesin më të mirë të qytetarëve dhe nuk duhet të ecë përpara pa një proces të plotë, transparent dhe gjithëpërfshirës konsultimi me komunitetin vendor. Si përfaqësues i zgjedhur nga qytetarët, e konsideroj detyrim institucional dhe moral të mbroj interesat e Bashkisë Patos, identitetin e saj administrativ, historik dhe shoqëror, si dhe të drejtën e banorëve për t'u dëgjuar në çdo vendimmarrje që prek të ardhmen e tyre", shkruan ai. Dy ditët e fundit ka pasur protesta dhe deklarata kundër në Poliçan dhe Dimal që bashkohen me Beratin, Klos që pritet të jetë një bashki me Matin, Përrenjas që sipas socialistëve duhet të jetë një bashki me Librazhdin, Divjakë që i bashkohet Lushnjës, Patos që pritet të jetë në bashkinë e Fierit, Memaliaj që e merr Tepelena, Libohovë që bashkohet me Gjirokastrën etj. Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale parashikon shkrirjen e 15 bashkive. 33 bashki mbeten të pandryshuara, ndërsa 28 të tjera pësojnë ndryshime, ndërsa qarqet nuk preken. Krijohet një nivel i ri i qeverisjes vendore që njeh qytetet me status të veçantë ligjor dhe do të kenë një nënkryetar përgjegjës për koordinimin administrativ. Drafti i PD parashikon ndarje me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone. Sipas tij, shtimi i bashkive do të sjellë më shumë shërbime cilësore për qytetarët dhe menaxhim më të mirë të territorit. 39 njësi vendore të reja shtohen kryesisht në qarqet Fier, Tiranë dhe Lezhë. Ora 14:21 Kryebashkiaku i Selenicës kundër bashkimit me Bashkinë Vlorë: Selenica duhet të mbetet bashki më vete Kryebashkiaku i Selenicës, Nertil Bellaj ka kundërshtuar propozimin e PS në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale, për bashkimin e Selenicës me Bashkinë Vlorë.Reagimi vjen pas deklaratës së deputetit Ardit Bido, i cili sipas kryebashkiakut ka thënë se “Selenica donte vetë të shkonte në Vlorë”. Ai e cilëson këtë deklaratë si të pavërtetë dhe një zhgënjim për banorët e zonës.Reagimi i plotë:Të dashur banorë të Bashkisë Selenicë,Mesazhet, telefonatat e shumta, qëndrimi i shprehur nga përfaqësues të komunitetit në mbrojtje të Bashkisë Selenicë, si dhe deklarata e deputetit Bido më obligojnë të bëj publik edhe një herë qëndrimin tim për reformën e re administrativo-territoriale.Deklarata e deputetit Ardit Bido se “Selenica donte vetë të shkonte në Vlorë” është jo vetëm e pavërtetë, por edhe një zhgënjim i madh për banorët e kësaj treve. Të flasësh në emër të një komuniteti pa e pyetur atë është një goditje ndaj besimit që qytetarët kanë tek përfaqësuesit e tyre. Për shumë banorë të Selenicës, kjo u përjetua si një thikë pas shpine, në një moment kur pritej mbështetje për interesat e zonës dhe jo deklarata që i vendosin ato në pikëpyetje.Dua të jem shumë i qartë: askush nuk ka të drejtë të vendosë apo të flasë në emër të Bashkisë Selenicë. Vullneti i banorëve nuk mund të zëvendësohet nga dëshirat apo qëndrimet personale të askujt.Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i pandryshuar: Selenica duhet të mbetet bashki më vete. Ky nuk është një qëndrim që lidhet me interesa personale apo administrative. Është një detyrim ndaj qytetarëve, ndaj historisë, identitetit dhe potencialit të jashtëzakonshëm të kësaj bashkie.Në dëgjesën pranë Komisionit Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale kam paraqitur argumente të qarta dhe të mbështetura në fakte se Bashkia Selenicë i plotëson të gjitha kushtet për të vijuar si njësi vendore më vete. Shtrirja e saj territoriale, numri i fshatrave, burimet natyrore, potenciali ekonomik dhe performanca e administratës vendore janë prova të mjaftueshme se kjo bashki ka të gjitha mundësitë për të vazhduar të zhvillohet.Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe të respektohet. E ardhmja e kësaj bashkie nuk mund të ndërtohet mbi deklarata të pavërteta, por mbi vullnetin e komunitetit dhe interesin më të mirë të tij.Me besim se zëri i banorëve të Bashkisë së Selenicës do të dëgjohet e vlerësohet pozitivisht nga deputetet e Qarkut Vlorë dhe kuvendit të Shqipërisë. Share Ora 14:07 Reforma Territoriale/ Kryetari i Këshillit Bashkiak të Patosit: Bashkimi me Fierin, nuk është në interesin e banorëve Edhe Patosi e kundërshton bashkimin e bashkisë me të Fierit. Në një reagim, kreu i Këshillit Bashkiak Armand Ahmetaj u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që përpara çdo vendimmarrjeje përfundimtare, të dëgjojnë dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Patosit.Reagimi i plotë:Duke marrë në konsideratë shqetësimin dhe reagimet e shumta të qytetarëve të Bashkisë Patos, të cilët kanë shprehur qartë kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të Komisionit për Reformën Territoriale për shkrirjen e Bashkisë Patos, si dhe pas takimeve e konsultimeve të zhvilluara me anëtarët e Këshillit Bashkiak ,dëshiroj të shpreh qëndrimin tim të qartë në mbështetje të vullnetit të komunitetit që përfaqësojmë.Në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Patosit vlerësoj se ky propozim nuk pasqyron interesin më të mirë të qytetarëve dhe nuk duhet të ecë përpara pa një proces të plotë, transparent dhe gjithëpërfshirës konsultimi me komunitetin vendor.Si përfaqësues i zgjedhur nga qytetarët, e konsideroj detyrim institucional dhe moral të mbroj interesat e Bashkisë Patos, identitetin e saj administrativ, historik dhe shoqëror, si dhe të drejtën e banorëve për t'u dëgjuar në çdo vendimmarrje që prek të ardhmen e tyre.I siguroj të gjithë qytetarët se zëri, mendimi dhe vullneti i tyre do të jenë zëri, mendimi dhe qëndrimi im. Në përmbushje të mandatit që kam marrë prej tyre, do të mbështes çdo nismë institucionale e ligjore që mbron vazhdimësinë e Bashkisë Patos si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.Ftoj të gjitha institucionet përgjegjëse që, përpara çdo vendimmarrjeje përfundimtare, të dëgjojnë dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Patosit, pasi çdo reformë territoriale duhet të ndërtohet mbi parimet e demokracisë vendore, transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut.RESPEKT ! Share SI.E./E.H/ReportTv.al reforma territoriale selenice belsh Elbasan Vlore Patos fushe arrez Komento Komente illi: 01/08/2026 14:49 Revolta te organizuara nga drejtuesit vendore qe do te humbasin karriget, rrogat dhe privilegget e tjerat. Mjere populli qe vete pas berihait! Per te nuk ndryshon asgje. Përgjigju Florinda: 01/08/2026 14:15 Sa më shumë bashki më shumë taksa për popullin 46 bashki janë mëse të mjaftueshme se Shqipëria aq është e vogël;nga një anë thonë që po ikin shqiptarët e ça ngelet për bashkit? Përgjigju Beni: 01/08/2026 14:08 Shume mire qe protestojne,por nuk e kuptoj arsyen,te keqiat qe vijne nga kjo skeme e re.Degjoj banoret qe thone do vdesim ketu,ketu kemi lindur e te tjera si keto.A ka ndonje sqarim,cfare humbin ose fitojne nga ndarja e re,p.sh. Dimali,Selenica etj,cfare humbin ne qofte se bashkohen me Beratin,ose Selenica me Vloren.Kjo duhet te sqarohet nga shteti,ato qe paraqesin ndarjet e reja dhe nga vete ato qe preken. Përgjigju Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.6% 100 bashki (PD) 15.6% 61 bashki (si sot) 27.8% Vota total: 1448 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

