Lajme Zone
Tërmeti shkatërrimtar me dhjetëra ndërtesa të rrënuara dhe mbi 100 të vdekur, Kolumbia shpall emergjencë kombëtare
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tërmeti shkatërrimtar me dhjetëra ndërtesa të rrënuara dhe mbi 100 të vdekur, Kolumbia shpall emergjencë kombëtare

Qeveria e Kolumbisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare pas tërmetit me magnitudë 7.4, i cili goditi pjesën perëndimore të vendit dhe shkaktoi dëme të mëdha, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën.

Qeveria e Kolumbisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare pas tërmetit me magnitudë 7.4, i cili goditi pjesën perëndimore të vendit dhe shkaktoi dëme të mëdha, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën. Tërmeti goditi vendin të hënën në orën 07:34 me orën lokale (12:34 GMT), me epiqendrën në rajonin Chocó, në perëndim të Kolumbisë.

Goditja e fuqishme shkaktoi dëme të konsiderueshme, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimin e pasojave. Shpallja e emergjencës kombëtare i hap rrugë mobilizimit të burimeve dhe forcave të nevojshme për përballimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës për zonat e prekura.

Tërmeti ka shkaktuar gjithashtu reagime ndërkombëtare, me disa vende që kanë shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Kolumbisë ekipe shpëtimi, personel mjekësor, pajisje dhe furnizime. FOTO/ Tërmeti i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 110 numri i viktimave, ekipet e kërkim-shpëtimit në garë me kohën, ende persona nën rrënoja

Bota Top Channel