Lajme Zone
Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë në Kolumbi, Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me autoritetet, nuk raportohet për shqiptarë të plagosur apo të vdekur
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë në Kolumbi, Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me autoritetet, nuk raportohet për shqiptarë të plagosur apo të vdekur

Nuk ka asnjë shqiptar të plagosur apo të vdekur nga tërmeti që goditi Kolumbinë, konfirmon Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e cila thotë se po verifikon situatën e shtetasve shqiptarë atje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi dy ditë më parë Kolumbinë. Në një deklaratë për shtyp Ministria shprehet se është në kontakt me autoritetet dhe po verifikon në vijimësi situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në Kolumbi. Deri më tani Ministria shprehet se nuk ka shqiptarë të plagosur apo të vdekur. LEXO EDHE:Artistët kolumbianë bëhen ‘një’, shprehin mbështetje pas tërmetit shkatërrues! Shakira: Zemra ime është me ju! I bashkohen Maluma e J Balvin Sipas një bilanci të fundit raportohet për 254 të vdekur, rreth 4 mijë të zhdukur dhe më shumë se 570 persona të plagosur. Njoftimi i plotë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek situatën e krijuar pas tërmetit me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë më 10 gusht 2026, me epiqendër pranë San José del Palmar, në pjesën perëndimore të Kolumbisë. Sipas të dhënave më të fundit të raportuara, tërmeti ka shkaktuar 254 viktima dhe mbi 570 persona të plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimi i dëmeve vijojnë në zonat e prekura, ndërsa bilanci mbetet në përditësim. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil, e cila mbulon Kolumbinë, është në kontakt me autoritetet përkatëse dhe po verifikon në vijimësi situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në vend. Deri në këto momente, nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur si pasojë e tërmetit. Po ashtu, nga informacioni i marrë deri në këto momente, nuk rezultojnë dëmtime nga tërmeti në institucionet penitenciare ku ndodhen shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në Kolumbi apo janë në pritje të procedurave të ekstradimit. MEPJ dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Brazil vijojnë komunikimin me autoritetet kolumbiane dhe verifikimin e informacionit mbi situatën e shtetasve shqiptarë. Shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kolumbi dhe kanë nevojë për asistencë konsullore si pasojë e tërmetit mund të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: kolumbi termet ministria e jashtme Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.4% I/e dyzuar 7.4% Vota total: 2986 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?