Një tërmet me magnitudë 7.0 ka goditur një rajon malor në Tibet, duke vrarë të paktën 16 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, sipas raportimeve të mediave shtetërore kineze. Tërmeti goditi Qarkun Baqên në rajonin Nagqu të enjten në mbrëmje, raportoi Xinhua, duke cituar byronë lokale të menaxhimit të emergjencave. Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë dhe 339 shtëpi janë shembur. Mediat lokale thanë se më shumë se 12,400 njerëz janë zhvendosur pas tërmetit. Rënia e shkëmbinjve ka detyruar rrugët në rajon të mbyllen, duke e bërë më të vështirë për ekipet të arrijnë në zonat e prekura me lartësi të madhe. LEXO EDHE:Skena paniku në Panama, tërmet me magnitudë 7.6! Nuk raportohen viktima, alarm për cunam (VIDEO) Rajoni është i prirur ndaj aktivitetit sizmik shkatërrues. Në vitin 2023, një tërmet me magnitudë 6.2 ballë vrau më shumë se 120 njerëz në provincën malore Gansu të Kinës, e cila ndodhet aty pranë. Tibeti dhe Nepali pësuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut masive më pak se dy muaj më parë, të shkaktuara nga shembja e një akullnaje, e cila vrau të paktën 1,400 njerëz. Qindra të tjerë ende raportohen të zhdukur. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: tibet termet Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11870 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

