Lajme Zone
Tërmeti i fuqishëm në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Tërmeti i fuqishëm në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Kolumbinë më 10 gusht, duke konfirmuar se deri tani nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Kolumbinë më 10 gusht, duke konfirmuar se deri tani nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur. Përmes një njoftimi, MEPJ bëri të ditur se po ndjek në vazhdimësi situatën përmes Ambasadës së Shqipërisë në Brazil, e cila mbulon edhe Kolumbinë. Autoritetet shqiptare vijojnë kontaktet me institucionet kolumbiane për të verifikuar gjendjen e shtetasve shqiptarë që ndodhen në vend. Sipas të dhënave të fundit, tërmeti me magnitudë 7.4, me epiqendër pranë San José del Palmar, në perëndim të Kolumbisë, ka shkaktuar të paktën 254 viktima dhe mbi 570 të plagosur. Ndërkohë, rreth 3,800 persona rezultojnë të humbur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet në zonat e prekura. Shërbimi Gjeologjik Kolumbian e ka cilësuar lëkundjen si një nga tërmetet më të fuqishme të regjistruara në vend gjatë shekullit XXI. MEPJ thekson gjithashtu se, bazuar në informacionet e deritanishme, nuk janë raportuar dëmtime në institucionet penitenciare ku ndodhen shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në Kolumbi apo që janë në pritje të procedurave të ekstradimit. “Deri në këto momente, nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur si pasojë e tërmetit”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Autoritetet shqiptare dhe Ambasada në Brazil do të vijojnë komunikimin me palën kolumbiane dhe verifikimin e situatës. Shtetasit shqiptarë në Kolumbi që kanë nevojë për asistencë konsullore si pasojë e tërmetit mund të kontaktojnë numrin e emergjencës së Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil.