Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një paketë ndihme prej 15.5 milionë dollarësh për Kolumbinë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin e Amerikës së Jugut, duke shkaktuar se 132 viktima dhe 480 të plagosur. Administrata e presidentit amerikan Donald Trump deklaroi se fondet do të përdoren për të siguruar tenda, ushqime, pajisje mbrojtëse dhe mbështetje për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. LEXO edhe...Bajram Peçi: Heshtje e të nëpërkëmburve Departamenti amerikan i Shtetit e përshkroi tërmetin si “katastrofik”, ndërsa njoftoi se Shtetet e Bashkuara po monitorojnë nga afër situatën dhe janë të gatshme të mbështesin autoritetet kolumbiane. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet në zonat më të prekura, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci mund të ndryshojë, pasi dyshohet se persona të tjerë mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja. Pereira dhe qytete të tjera në Kolumbinë perëndimore janë ndër zonat më të goditura. Dëme të shumta janë raportuar në ndërtesa, infrastrukturë rrugore, spitale dhe aeroporte. Xh.K/ReportTv.al termet donald trump SHBA kolumbi Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.6% Jo 48.4% I/e dyzuar 7% Vota total: 1920 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

