Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi Japoninë qendrore të dielën në mëngjes, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 20 personave në prefekturat Aichi dhe Shizuoka. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, epiqendra ishte në pjesën perëndimore të prefekturës Shizuoka, në një thellësi prej rreth 40 kilometrash. Autoritetet nuk lëshuan paralajmërim për cunami.
Lëkundjet, më të fortat që kanë goditur prefekturën Aichi në rreth 30 vitet e fundit, shkaktuan ndërprerjen e disa shërbimeve lokale hekurudhore. Ndërkohë, operatori Chubu Electric Power bëri të ditur se nuk janë konstatuar anomali në centralin bërthamor Hamaoka, në Shizuoka.
Japonia mbetet një nga vendet më të rrezikuara nga tërmetet në botë, për shkak të pozicionit të saj në Unazën e Zjarrit të Paqësorit dhe mbi katër pllaka kryesore tektonike. Të dielën në mëngjes, një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 ballë goditi prefekturën Kumamoto, në jugperëndim të vendit.

