Lajme Zone
Tërmet me magnitudë 7.7 në Indonezi, raportohen 20 viktima! Dhjetëra ndërtesa të shkatërruara
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tërmet me magnitudë 7.7 në Indonezi, raportohen 20 viktima! Dhjetëra ndërtesa të shkatërruara

Epiqendra ishte 68 kilometra nga bregdeti. Në orët e para u dha edhe alarmi për cunami, me thirrjen për t’u larguar nga zonat më pranë oqeanit.

Një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë, në det të hapur pranë ishullit Flores. Tërmeti ndodhi të premten, më 14 gusht, në orën 21:58, në një thellësi prej 10. Epiqendra u lokalizua 68 kilometra nga qyteti Ende, në provincën Nusa Tenggara Lindore, në ishullin Flores. Në zonën bregdetare, dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar. Gjatë natës, bilanci i viktimave u rrit nga ora në orë. Sipas raportimeve, viktimat janë “të paktën 20”. “Dy viktimat e para të raportuara ishin një burrë dhe një grua, më pas u konfirmuan edhe vdekje të tjera”, deklaroi për mediat në Xhakartë Berton Suar Pelita Panjaitan, zëdhënës i agjencisë përgjegjëse për menaxhimin e katastrofave. “Do të njoftojmë zyrtarisht numrin përfundimtar të viktimave dhe shkallën e dëmeve të shkaktuara në ndërtesa nga tërmeti sapo të kemi të dhënat.” Në orët e para u dha gjithashtu alarmi për cunami, i cili më pas u anulua. Autoritetet indoneziane kishin bërë edhe një thirrje për evakuim, përmes deklaratave të Abdul Muharit, një tjetër zyrtar i së njëjtës agjenci: “U bëjmë thirrje të forta komuniteteve tona përgjatë bregdetit verior të Floresit dhe në zonat jugore që të kryejnë menjëherë vetevakuimin.” LEXO EDHE:Tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi, BE jep 2 milionë euro ndihmë për zonat e prekura Banorëve iu kërkua të “largohen nga bregu, duke u zhvendosur më shumë se dy kilometra në brendësi të territorit ose duke shkuar në zona kodrinore mbi 10 metra lartësi.” Megjithatë, alarmi për cunami u hoq rreth 5 orë më vonë./Corriere P.J/Shqiptarja.com TAG: Indonezi termet Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.1% Jo 53% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 5583 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?