Lajme Zone
Tërmet me magnitudë 5 në Granada të Spanjës, shpallet gjendja e emergjencës
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tërmet me magnitudë 5 në Granada të Spanjës, shpallet gjendja e emergjencës

Autoritetet rajonale thanë se janë dëmtuar shtëpi dhe automjete, por deri tani nuk raportohen persona të lënduar. Shërbimet e emergjencës shpëtuan disa prej tyre nga ndërtesat e dëmtuara.

Një tërmet me magnitudë 5 goditi qytetin jugor spanjoll të Granadës në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Autoritetet rajonale thanë se janë dëmtuar shtëpi dhe automjete, por deri tani nuk raportohen persona të lënduar. Shërbimet e emergjencës shpëtuan disa prej tyre nga ndërtesat e dëmtuara. LEXO edhe...Tërmet me magnitudë 7.7 në Indonezi, raportohen 20 viktima! Dhjetëra ndërtesa të shkatërruara Tërmeti goditi zonën metropolitane të Alhendín pak pas orës 1:00 të mëngjesit të së dielës. Antonio Sanz Cabello, nënkryetar i qeverisë rajonale të Andaluzisë, tha në një postim në X të shtunën se autoritetet kishin shpallur gjendjen e emergjencës. “Nëse ndodheni në Granada, keni ndier tërmetin, jeni mirë dhe banesa juaj nuk ka dëmtime, qëndroni të qetë dhe shmangni hyrjet dhe daljet e panevojshme nga ndërtesat”, tha ai. “Në rrugë, qëndroni larg fasadave, kornizave të çative, ballkoneve, mureve dhe elementeve të tjera që mund të bien”, përfn postimi. P.J/ReportTv.al spanje termet Granada Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.9% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 5691 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?