Lajme Zone
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi/ Humbin jetën dhjetra persona
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi/ Humbin jetën dhjetra persona

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë që goditi të hënën Kolumbinë perëndimore, sipas autoriteteve lokale.

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë që goditi të hënën Kolumbinë perëndimore, sipas autoriteteve lokale. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti u regjistrua në orën 07:34 me kohën lokale (12:34 GMT), në një thellësi prej rreth 107 kilometrash. Epiqendra ishte pranë San José del Palmar, në rajonin Chocó. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në pjesën më të madhe të Kolumbisë, si dhe në vendet fqinje Venezuelë, Ekuador dhe Panama. Tërmeti ka shkaktuar dëme edhe në infrastrukturën aeroportuale. Autoriteti i aviacionit civil, Aeronáutica Civil, njoftoi pezullimin e operacioneve në disa aeroporte për arsye sigurie, pas raportimit të dëmeve në Pereira, Manizales, Quibdó, Armenia, Cartago dhe Buenaventura.

Ndërkohë, operacionet në aeroportin e Popayán janë pezulluar për shkak të pranisë së hirit nga vullkani Puracé. USGS ka publikuar gjithashtu hartën e lëkundjeve, e cila tregon se dridhjet nga tërmeti u përhapën në një zonë të gjerë, me intensitet nga të forta deri në shumë të forta.

Autoritetet vijojnë vlerësimin e dëmeve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa priten të dhëna të reja për bilancin e viktimave dhe dëmeve materiale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb