Lajme Zone
Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e Pojskës, ndalohen tre rumunë
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e Pojskës, ndalohen tre rumunë

Tre shtetas rumunë, pjesëtarë të së njëjtës familje, janë ndaluar pasi dyshohet se tentuan të fusnin sende të ndaluara në IEVP Pojskë, ku vuan dënimin një familjare e tyre.

Tre shtetas rumunë, pjesëtarë të së njëjtës familje, janë ndaluar pasi dyshohet se tentuan të fusnin sende të ndaluara në IEVP Pojskë, ku vuan dënimin një familjare e tyre. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 14:00. Babai, nëna dhe vëllai i të dënuarës, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri prej rreth dy ditësh, ishin paraqitur në institucion për të takuar vajzën e tyre. Familjarët kishin me vete disa çanta me rroba dhe sende për të burgosurën. Gjatë kontrollit të kryer nga efektivët e burgut, në njërën prej çantave u konstatuan një thikë dhe një aparat celular, sende që dyshohet se do t’i dorëzoheshin të dënuarës. Pas konstatimit të sendeve të ndaluara, tre familjarët u ndaluan dhe u shoqëruan për procedurat përkatëse. Në vijim janë marrë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërsa shtetasit rumunë janë marrë në pyetje në prani të avokatit. E dënuara rumune po vuan dënimin në IEVP Pojskë për veprën penale të mashtrimit. Sipas të dhënave paraprake, ende nuk është e qartë arsyeja se përse familjarët kanë tentuar të fusin në burg edhe thikën, krahas celularit. Burime bëjnë me dije se e dënuara nuk njihet si person problematik dhe nuk rezulton të ketë pasur konflikte me të burgosurat e tjera në institucion. Pas ngjarjes është ushtruar kontroll edhe në dhomën ku qëndron e dënuara, por nuk është konstatuar asnjë send tjetër i ndaluar.