Lajme Zone
Tentoi të vriste me thikë një person/ Elbasan, vihet në pranga 59-vjeçari
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tentoi të vriste me thikë një person/ Elbasan, vihet në pranga 59-vjeçari

Policia e Elbasanit e ka arrestuar 43-vjeçarin Mirjan Asllani, i dyshuar për plagosjen me thikë të një 59-vjeçari, Roland Beqiri pas një konflikti në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Policia e Elbasanit e ka arrestuar 43-vjeçarin Mirjan Asllani, i dyshuar për plagosjen me thikë të një 59-vjeçari, Roland Beqiri pas një konflikti në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Sipas uniformave blu, autori i dyshuar u identifikua dhe u kap menjëherë pas ngjarjes falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale. Gjatë konfliktit, 43-vjeçari dyshohet se goditi me mjet prerës 59-vjeçarin, i cili më pas u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Policia bëri të ditur se i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve, efektivët arrestuan edhe 59-vjeçarin për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet