Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tentativës së një sulmi me dron të mbushur me eksplozivë në aeroportin e Leipzig/Halle në Gjermani. Rama e ka cilësuar ngjarjen si një akt agresioni rus ndaj Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës. LEXO edhe...Protestuesit rrethuan godinën e Kryeministrisë dhe u përplasën me policët, momenti kur kryeministri Rama largohet nga zyra (VIDEO) Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur solidaritetin e tij me kancelarin Friedrich Merz, Qeverinë Gjermane dhe popullin gjerman. Kreu i qeverisë shqiptare ka vlerësuar se Gjermania duhet t’i përgjigjet me vendosmëri kërcënimeve të tilla. Rama ka theksuar gjithashtu se lufta hibride nuk duhet të përballet me hezitim dhe se siguria e Evropës kërkon një qëndrim të përbashkët të aleatëve. Në reagimin e tij, kryeministri ka riafirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Gjermaninë, Ukrainën dhe vendet aleate në NATO. Sipas Ramës, uniteti mes vendeve aleate është thelbësor përballë kërcënimeve ndaj sigurisë evropiane. Reagimi i Ramës: Një dron që transporton lëndë shpërthyese drejt Aeroportit Leipzig/Halle nuk lë vend për paqartësi. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Europës, siç po e bën tashmë të qartë edhe vetë Qeveria gjermane. Solidaritet i plotë me mikun tim @_FriedrichMerz, me Qeverinë gjermane dhe me popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë që përgjigjet me qartësi dhe vendosmëri. Përballë luftës hibride nuk ka vend për hezitim. Shqipëria qëndron e palëkundër përkrah Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve tanë të NATO-s. Jemi më të fortë kur veprojmë të bashkuar. R.Xh/SI.E./ReportTv.al edi rama gjermani dronë lajpcig Rusi lufte hibride Komento Komente Hajdar: 01/09/2026 22:26 Se mos e kan bere prap ukrainasit sic vepruan me "nord stream" Përgjigju Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.7% Drejtësia 66.6% Nuk e di 3.7% Vota total: 3236 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

