Lajme Zone
Tensionohet protesta para Kuvendit, qytetarët sulmojnë me vezë policët; shoqërohen disa persona
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Tensionohet protesta para Kuvendit, qytetarët sulmojnë me vezë policët; shoqërohen disa persona

Ndërsa një pjesë e protestuesve kanë qëndruar para Parlamentit, një grup tjetër ishte vendosur pranë një qendre tregtare në afërsi të Kuvendit. Këta të fundit janë zhvendosur më pas përgjatë bulevardit, duke marshuar drejt sheshit para Ministrisë së Brendshme.

Pamje nga përplasja Protesta pranë Kuvendit është shoqëruar me tensione, pasi një grup qytetarësh marshoi drejt Ministrisë së Brendshme, ku hodhi vezë ndaj efektivëve dhe u përplas me kordonin e policisë. Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku qytetarët janë grumbulluar në disa pika të zonës.

Ndërsa një pjesë e protestuesve kanë qëndruar para Parlamentit, një grup tjetër ishte vendosur pranë një qendre tregtare në afërsi të Kuvendit. Këta të fundit janë zhvendosur më pas përgjatë bulevardit, duke marshuar drejt sheshit para Ministrisë së Brendshme.

Me të mbërritur para ministrisë, disa prej protestuesve kanë goditur me vezë në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët ishin vendosur në kordon përpara godinës.

Më pas situata është tensionuar edhe më tej dhe janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve. Sipas gazetarit Osman Stafa, përplasja nisi pasi një prej qytetarëve pretendoi se një efektiv policie i ishte drejtuar me fjalët: “Ta tregoj unë…”. Pas këtij momenti, mes qytetarit dhe efektivit ka pasur konfrontim, ndërsa forcat e policisë kanë vijuar të qëndrojnë në kordon përpara Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, policia ka bllokuar disa prej rrugëve që të çojnë drejt Kuvendit, duke vendosur gardhe metalike për të kufizuar kalimin në zonën ku po zhvillohet protesta. Tubimi vijon në disa pika pranë Kuvendit dhe në zonën e Ministrisë së Brendshme, nën praninë e forcave të policisë. Nisin tensionet pranë Kuvendit, protestuesit godasin me vezë efektivët

17 Shtator, 11:35 tensione kuvend shoqerim protestues Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Nisin tensionet pranë Kuvendit, protestuesit godasin me vezë efektivët 17 Shtator 2026, 11:3511:35Aktualitet Përplasja për telefonat në sallë, GJKKO i përgjigjet Dhomës së Avokatisë: Rregulli zbatohet për të gjithë! 17 Shtator 2026, 11:0611:06Aktualitet Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësia më e mirë e investimit të kursimeve 17 Shtator 2026, 10:4810:48Aktualitet Seanca në GJKKO ndaj Metës, kryetari i trupit gjykues paralajmëron avokatin e ish presidentit: Gjobë nëse nuk paraqitesh 17 Shtator 2026, 10:3610:36Aktualitet Në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen, zbardhet skema e tjetërsimit të pronave në Seman 17 Shtator 2026, 10:2810:28Aktualitet Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës, ish-presidenti ngre pretendime për dokumentet e dosjes 17 Shtator 2026, 10:2810:28Aktualitet