Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me përplaset e dhunshme që ndodhën pak minuta në selinë rozë gjatë protestës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla hedh akuza ndaj kryedemokratit Sali Berisha, se njerëzit që dëmtuan selinë janë të paguar edhe prej tij, por edhe nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, si edhe drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori. “O SALI LARGOJI URGJENT NJERËZIT QË ÇOVE TEK SELIA E PARTISË SOCIALISTE!
Janë të gjithë njerëzit e tu të paguar nga ti dhe nga Agron Shehaj, Arlind Qorrri dhe duart e huaja.
Kush donte prova e kujt është protesta besoj e morët”,-shkruan Balla./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

