Ka shkuar në pesë numri i qytetarëve të shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë. Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, pas tensioneve të regjistruara gjatë tubimit.
Ndërkohë, protesta vijon para Parlamentit, ku qytetarët kanë rrethuar godinën dhe kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në terren vijojnë të jenë forca të shumta policie dhe efektivë të FNSH-së. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

