Pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së sotme para ambienteve të Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme mësohet se 11 persona janë shoqëruar. Të shoqëruarit mësohet se janë shoqëruar në Komisariatin nr.1. Episode me tensione u regjistruan në protestë teksa protestuesit herë pas here kanë hedhur veze e letra higjenike në drejtim të policisë. Gjithashtu ata tentuan të çanin kordonin e policisë dhe të hiqnin gardhin metal i cili rrethon Kuvendin. Protestuesit kanë bllokuar edhe rrugët me koshat e mbeturinave. Gjatë këtyre incidenteve është bërë edhe shoqërimi i 11 personave. Berisha nga Kuvendi: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

