Një anije cisternë dhe një anije kontejnerësh u goditën nga disa raketa në Ngushticën e Hormuzit, tha Zyra Britanike e Transportit Detar (UKMTO). Agjencia tha se hetimet për incidentet ishin duke vijuar. Nuk ishte e qartë nëse sulmet shkaktuan ndonjë dëm apo viktimë.
Që nga fillimi i luftës Iran-SHBA në fund të shkurtit, Teherani ka pretenduar kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe shpesh ka synuar anijet që përpiqen të kalojnë nëpër ngushticë pa lejen e saj.
Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, kanë vendosur një bllokadë detare në portet iraniane në përgjigje të mbylljes së ngushticës nga Teherani. Top Channel

