Socialistët nuk vonuan dhe vetëm pak minuta pas seancës plenare ku paralajmëruan ndëshkimet për kolegët opozitarë, i kërkuan zyrtarisht Sekretariatit të Etikës, përjashtimin e Sali Berishës dhe 6 deputetëve të tjerë të Partisë Demokratike. Për Berishën, socialistët kërkuan vetëm 10 ditë, duke argumentuar se “përdori një fjalor jo parlamentar, bëri thirrje për akte dhune, përdori një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen”. Për të 6 të tjerët, Bledion Nallbatin, Ivi Kason, Blendi Himçin, Xhelal Mziun, Albana Vokshin dhe Klodiana Çapjan, PS kërkon 60 ditë përjashtim pasi përdorën flakadanë, hodhën sende drejt Këshillit të Ministrave dhe kreut të Kuvendit, veprime qe “u shoqëruan me bllokim të foltores së Kuvendit, tensione dhe zhurmë të vazhdueshme me mjete fryrëse”. LEXO EDHE:‘Pse Balluku paraqitet në Kuvend vetëm kur duhet vota e saj?’- Balla i përgjigjet gazetarit: Gjithmonë aty, në orën e përcaktuar! (VIDEO) Ndërkohë, të përjashtuar me 60 ditë janë edhe 8 deputetë të tjerë të PD, mes të cilëve kreu i grupi parlamentar PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi. Lajmi kryesor: Kuvend/ Mes kaosit e flakadanëve miratohet me 84 vota pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, përjashtohen 4 deputetë të PD! Berisha thirrje për dhunë, i hiqet e drejta e fjalës R.Xh / P.J R.Xh Shqiptarja.com TAG: sali berisha Kuvendi 29 tetor 2026 seance plenare Bledion Nallbati ivi kaso Blendi Himçi xhelal mziu Albana Vokshi Klodiana Çapja Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.3% Jo 23.9% Nuk e di 2.8% Vota total: 4975 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
