Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me 4 personat e plagosur këtë të diele në protestë. Mësohet se deri në orën 19:00 në spitalin e Traumës janë paraqitur 3 të lënduar. Më tej bëhet me dije se një protestues është shtruar teksa dy personat e tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas kanë dalë nga spitali. Ndërkohë në spitalin “Nënë Tereza” një efektiv policie po merr ndihmë mjekësore. Njoftimi i plotë: PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës 25 tetor 2026 ora 19:00 Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme: Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total 3 të lënduar. Aktualisht një protestues i shtruar, një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është paraqitur: -1 efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme. Protestuesit i marrin spry-in me piper dhe mburojën policisë

