Pak para nisjes zyrtare të protestës para Kuvendit janë shënuar incidentet e para mes disa qytetarëve dhe forcave të sigurisë. Disa protestues janë afruar pranë gardhit metalik të vendosur nga Policia e Shtetit dhe në video shihet momenti kur qytetarët tentojnë të shtyjnë dhe të heqin rrethimin metalik për të depërtuar drejt godinës së Kuvendit. Pas këtij veprimi kanë ndërhyrë punonjësit e Policisë, të cilët kanë bllokuar kalimin e qytetarëve për të mbajtur nën kontroll perimetrin e sigurisë. Ndërkohë, pjesa tjetër e qytetarëve është nisur nga Sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit, ku në orën 10:00 pritet të nisë zyrtarisht protesta. Protestë para Kuvendit, qytetarët marshojnë drejt Parlamentit. 500 forca policie në gatishmëri

