Tensione janë regjistruar në protestën që po zhvillohet pranë ambienteve të Kuvendit teksa nuk kanë munguar përplasjet me policinë. Policia iu ka bërë vazhdimisht thirrje protestuesve që të shpërndahen ndërkohë që është bërë gati edhe një autobot me ujë. Qytetarë të shumtë i janë bashkuar ditës së 101-të të protestës teksa shihen me pankarta në duar duke bërë thirrje kundër policisë.
