Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Tensione para Kuvendit/ Protestuesit hedhin gurë drejt policisë dhe godinës, thyhen xhamat e katit të parë! Autoboti i ujit në gatishmëri


Situata është tensionuar përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë dhe godinës së Parlamentit, gjatë ditës së 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Situata është tensionuar përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë dhe godinës së Parlamentit, gjatë ditës së 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës. Si pasojë e goditjeve me gurë, janë thyer disa xhama në katin e parë të godinës së Kuvendit, ndërsa forcat e rendit ndodhen në terren për të monitoruar situatën. Ndërkohë, autoboti i ujit është vendosur në gatishmëri për një ndërhyrje të mundshme në rast se tensionet përshkallëzohen. Protesta e sotme zhvillohet në një klimë të tensionuar pas përplasjeve të një dite më parë mes demonstruesve dhe policisë, gjatë të cilave u plagos rëndë në sy 28-vjeçari Erjon Vishkulli. I riu është dërguar në Itali për trajtim të specializuar mjekësor, ndërsa plagosja e tij ka shkaktuar reagime të shumta nga studentët dhe qytetarët.

Ndërkohë, protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kundërshtojnë edhe masat e reja ligjore të paralajmëruara nga qeveria për tubimet e dhunshme.

Situata përpara Kuvendit mbetet në zhvillim, ndërsa ende nuk ka informacion për persona të lënduar nga incidentet e fundit apo për ndonjë ndërhyrje të autobotit të ujit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb