Lajme Zone
Tensione para Kuvendit, policia shpërndan protestuesit me ujë me piper dhe gaz lotsjellës; plagosen dy protestues
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Tensione para Kuvendit, policia shpërndan protestuesit me ujë me piper dhe gaz lotsjellës; plagosen dy protestues

Policia ka përdorur ujë dhe spraj me piper në përpjekje për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të efektivëve.

Autoboti shpërndan protestuesit me ujë me piper dhe gaz lotsjellës Policia përdori ujë dhe spraj me piper për shpërndarjen e turmës, ndërsa protestuesit u kundërpërgjigjën me vezë... Është përshkallëzuar situata në protestën që po zhvillohet para Kuvendit.

Policia ka përdorur ujë dhe spraj me piper në përpjekje për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të efektivëve.

Si pasojë e ndërhyrjes, disa qytetarë kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen, ndërsa një burrë është ndier keq dhe ka pasur nevojë për ndihmë.

Një tjetër protestues është lënduar nga një gur në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt ambulancës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në momentin që është nxjerrë nga turma, i riu u ka bërë thirrje protestuesve që të mos tërhiqen, duke përcjellë mesazhin: “Mos u dorëzoni!”. Përplasjet nisën pasi demonstruesit tentuan të thyenin kordonin policor për t'u afruar drejt godinës së Kuvendit. Si pasojë, situata u përshkallëzua, ndërsa forcat e policisë ndërhynë për të penguar depërtimin e protestuesve drejt institucionit.

Në terren janë angazhuar dy autobotë uji, të cilët po përdoren për të liruar segmentet rrugore të bllokuara. Pavarësisht ndërhyrjes së mjeteve ujëhedhëse, qytetarët po bëjnë rezistencë të fortë dhe refuzojnë të largohen nga sheshi dhe bulevardet përreth, duke e mbajtur situatën tejet të tensionuar. Situata para Kuvendit vijon të mbetet e tensionuar, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa në terren janë angazhuar edhe ekipet e emergjencës.

Kujtojmë që protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e 54-ët, dhe mbahet para Kuvendit në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion.

tensione para kuvendit ujë me piper dhe gaz lotsjellës autoboti screenshot 10 7 111111111111111111 sd 1784792422 protestauji 1 Komente A A. B. 23 Korrik 2026, 14:26 Nga doli ky gur ? Policia thotë na qëllojnë , del se ajo gjuan me gurë. Çfare xhins palaçosh. Dunuan me vezë, po me 21 janar kush i ndërseu 200 qent e tërbuar kundër policisë. Me hunj dhe gurë dhe 3 makkna të djegura. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Fikni makinat”/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Elbasanit, tensione me shoferët 23 Korrik 2026, 09:3009:30Aktualitet Protesta para Kuvendit, protestuesit bëjnë gati ‘arsenalin’ me vezë 23 Korrik 2026, 09:2309:23Aktualitet Protesta para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie 23 Korrik 2026, 09:2309:23Aktualitet Përshkallëzohet protesta, qytetarët heqin gardhin metalik para Kuvendit 23 Korrik 2026, 09:0909:09Aktualitet “Nuk na përfaqësoni”/ Nis protesta para Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik; plagosen dy efektivë (Video) 23 Korrik 2026, 09:0309:03Aktualitet Sot seanca e fundit plenare/ SPAK dhe 6 institucione ‘japin llogari’ para deputetëve, çfarë pritet të ndodhë me rendin e ditës 23 Korrik 2026, 07:5707:57Aktualitet