Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit u vënë flakën karrigeve që Rama nxori për dialog: Dorëheqje!


Momente tensioni janë regjistruar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën karrigeve të vendosura nga kryeministri Edi Rama si simbol i ftesës së tij për dialog me studentët.

Momente tensioni janë regjistruar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën karrigeve të vendosura nga kryeministri Edi Rama si simbol i ftesës së tij për dialog me studentët. Karriget ishin nxjerrë mëngjesin e sotëm përpara godinës së qeverisë, ndërsa Rama përsëriti thirrjen për t’u ulur në bisedime me përfaqësuesit e protestës, një kërkesë që e ka bërë prej disa ditësh. Megjithatë, pas mbërritjes së protestuesve përpara Kryeministrisë, situata u tensionua dhe karrigeve iu vu flaka, në një veprim që shënon një tjetër refuzim simbolik të ftesës së kreut të qeverisë për dialog. Protestuesit kishin nisur marshimin nga Ministria e Arsimit, ku u grumbulluan fillimisht në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë. Studentët dhe të rinjtë kanë kërkuar prej ditësh dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke kundërshtuar ftesat për dialog që nuk përfshijnë largimin e tij nga detyra. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb