Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Tensione para Kryeministrisë, policia nis shoqërimet


Situata është tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e protestuesve, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Situata është tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e protestuesve, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës. Ndërhyrja e efektivëve vjen pas përpjekjeve të policisë për të shpërndarë pjesëmarrësit në tubim, ndërsa tensionet mes demonstruesve dhe forcave të rendit vijojnë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve, ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e personave të ndaluar apo arsyet e shoqërimit të tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb