Lajme Zone
Tensione në Vlorë/ Edi Rama pritet me protesta, Policia merr me forcë qytetarët (Video)
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Tensione në Vlorë/ Edi Rama pritet me protesta, Policia merr me forcë qytetarët (Video)

Jashtë Pallatit të Kulturës ishte mbledhur një grup qytetarësh që kundërshtonin planin për shkrirjen e Bashkisë së Selenicës. Situata u tensionua kur policia ndërhyri mes protestuesve, duke marrë me forcë Baki Goxhajn dhe dy persona të tjerë, të cilët u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Momenti i shoqërimit të Baki Goxhajt Selenica nuk pranon “shkrirjen”, Rama pritet me protesta në Vlorë Tensione kanë shoqëruar vizitën e kryeministrit Edi Rama këtë pasdite në Vlorë. Kreu i qeverisë është pritur me protesta në Pallatin e Kulturës, ku ndodhet për të diskutuar mbi reformën e re territoriale, e cila parashikon edhe shkrirjen e Bashkisë së Selenicës.

Jashtë Pallatit të Kulturës ishte mbledhur një grup qytetarësh që kundërshtonin planin për shkrirjen e Bashkisë së Selenicës. Situata u tensionua kur policia ndërhyri mes protestuesve, duke marrë me forcë Baki Goxhajn dhe dy persona të tjerë, të cilët u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Në momentin kur efektivët po fusnin Goxhajn në automjet, bashkëshortja e tij kundërshtoi me forcë veprimin e policisë. Ajo pretendoi se i shoqi nuk kishte kryer asnjë veprim të kundërligjshëm dhe se ndërhyrja ndaj tij po bëhej vetëm sepse kishte dalë për të protestuar.

“Ju jeni kriminelë”, iu drejtua ajo fillimisht efektivëve. Më pas, ndërsa policët vijonin ta fusnin bashkëshortin e saj në makinë, ajo kërkoi të dinte arsyen e shoqërimit dhe këmbënguli se Goxhaj ishte ulur në një stol dhe nuk po kryente asnjë veprim të paligjshëm.

“Pse guxon ta marrësh? Ishte ulur në stol. Ishte një njeri i ulur në të drejtën e tij. Edhe sikur të protestonte. Nuk po bënte asgjë të keqe për një shtet që po shitet nga një kriminel tek kriminelët. Ju do ta pësoni, kriminelë”, tha ajo, ndërsa përballej me grupin e policëve që po e fusnin në makinë bashkëshortin e saj. Harta e propozuar nga socialistët parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me njësi më të mëdha. Projekti ka ndezur reagime në disa zona të vendit. Protesta dhe forma të tjera kundërshtimi janë regjistruar në Divjakë, Dimal, Poliçan, Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Patos, Selenicë, Maliq, Memaliaj dhe Prrenjas.

Në Poliçan, protesta shkoi deri te djegia e teserave të PS-së nga disa qytetarë, ndërsa kreu lokal i socialistëve dha dorëheqjen. Në Klos, punonjës të administratës bashkiake bojkotuan punën dhe iu bashkuan protestës kundër bashkimit të propozuar me Matin. Edhe Divjaka ka qenë një prej vatrave të kundërshtimit ndaj reformës.

Një nga kundërshtimet më të forta është regjistruar pikërisht në Selenicë, të cilën projekti parashikon ta bashkojë me Vlorën. Banorët kanë zhvilluar protesta dhe dëgjesa kundër shkrirjes së bashkisë, me argumentin se bashkimi do t'i largonte shërbimet dhe do të dëmtonte zhvillimin e zonës. Kundër projektit kanë dalë edhe përfaqësuesit vendorë. vlore protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Ndryshimet në qeveri, Murrizi: Rama i shet si dorëheqje, lëvizjet bëhen kur prishen pazaret 12 Shtator 2026, 17:4317:43Aktualitet Misteri i një vrasjeje/ Nga akuzat te përjashtimi nga grupi, lufta e Berishës me Azem Hajdarin dhe atentati që tronditi shtetin 12 Shtator 2026, 16:5216:52Aktualitet Protestë kundër Reformës Territoriale në Memaliaj, banorët bllokojnë kryqëzimin; Rama largohet me helikopter 12 Shtator 2026, 16:2416:24Aktualitet Qytetarët e Vlorës në protestë për Muzeun Hebraik, Rama shthur gjuhën: Delikuentë, nuk e duan zhvillimin 12 Shtator 2026, 15:3415:34Aktualitet Moti i keq godet Elbasanin/ Rrugët mbulohen nga uji dhe inertet, vështirësi në qarkullim 12 Shtator 2026, 15:3015:30Aktualitet Shiu “shpëton” Dibrën nga flakët, shuhen të gjitha vatrat e zjarrit 12 Shtator 2026, 15:1615:16Aktualitet