Kanë nisur tensionet e para në protestën para Parlamentit. Protestuesit kanë hequr një pjesë të gardhit metalik dhe kanë gjuajtur me vezë dhe domate efektivët e policisë. Ndërkohë pranë protestuesve është afruar dhe autoboti i ujit. Në protestën e sotme ka një numër të shtuar të forcave të policisë, ndërsa është zgjeruar dhe perimetri i sigurisë. Kujtojmë se në orën 10:00 pritet të nisë dhe seanca e sotme plenare. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

