Situata në protestë vijon me tensione, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë studentët dhe qytetarët e bashkuar në protestë. Nga pamjet dhe raportimet e para nga vendi i ngjarjes, protestuesit janë detyruar të largohen përkohësisht me vrap për shkak të gazit lotsjellës dhe përplasjeve të krijuar përgjatë perimetrit të tubimit. Protesta po vijon prej disa orësh edhe pse të martën ishte njoftuar të mbahej në orën 14:00. Nuk dihet se sa do të zgjasë protesta teksa gazetarët e Euronews Albania kanë bërë me dije se numri i të rinjve po shtohet në protestë. Tensione tek Rruga e Durrësit, të rinjtë tentojnë të thyejnë derën dhe xhamat e një banke

