Lajme Zone
Tensione në Mulhouse, serbi provokon shqiptarët gjatë protestës për UÇK-në
EkonomiJOQ Albania

Tensione në Mulhouse, serbi provokon shqiptarët gjatë protestës për UÇK-në

Një moment tensioni është regjistruar dje në Mulhouse të Francës, gjatë protestës së qindra shqiptarëve në mbështetje të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Një moment tensioni është regjistruar dje në Mulhouse të Francës, gjatë protestës së qindra shqiptarëve në mbështetje të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në videon e siguruar nga JOQ Albania shihet një person duke shpalosur flamurin serb përballë shqiptarëve që po protestonin, në një moment që shkaktoi tension dhe reagime te të pranishmit.

Pavarësisht provokimit, shqiptarët që ndodheshin në protestë janë përmbajtur dhe nuk kanë reaguar me dhunë, duke shmangur përshkallëzimin e situatës.

Pamjet tregojnë qartë momentin kur flamuri serb shfaqet mes turmës së protestuesve shqiptarë, ndërsa të pranishmit reagojnë ndaj veprimit.

Protesta në Mulhouse u zhvillua më 26 shtator dhe, sipas mediave franceze, në të morën pjesë më shumë se 600 shqiptarë, të mbledhur në sheshin General-de-Gaulle me flamuj kuqezi dhe simbole të UÇK-së.