Pamjet që Report TV sjell nga Kukësi tregojnë grupe të rinjsh dhe të miturish që lëvizin në qendër të qytetit, ku janë shkatërruar stola dhe tabela të qarkullimit rrugor. Sulmeve me gurë nuk i ka shpëtuar as godina e Pallatit të Kulturës. Pranë turmës shihen edhe forca policie, ndërsa ajo që bie në sy është prania e shumë fëmijëve dhe të miturve mes grupeve që po lëvizin nëpër rrugët e qytetit. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, Begaj apel për qetësi: Dhuna nuk është zgjidhje, dallimet politike s’duhet të na përçajnë! Jam i hapur për dialog Ora 17:02 PD Kukës denoncon dhunën ndaj protestuesve: Kërkohet lirimi i menjëhershëm i të miturve të shoqëruar! Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Kukës, Rrahman Demaj ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot nga një grup gjimnazistësh në qytet, duke denoncuar atë që e cilësoi si dhunë të paprecedentë nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake ndaj të rinjve, përfshirë të miturit.Në reagimin e tij publik, Demaj vlerësoi pjesëmarrjen e të rinjve në protestë, duke e cilësuar atë si një shprehje të qytetarisë, guximit dhe kërkesës për një të ardhme më të mirë."Sot, rinia e qytetit tonë tregoi pjekuri, trimëri, kurajë dhe qytetari, duke dalë në shesh për të kërkuar një të ardhme më të mirë.Me dinjitet dhe zë të lartë, të rinjtë e Kukësit shprehën revoltën e tyre ndaj politikave të kësaj qeverie dhe dhanë mbështetjen e tyre të plotë dhe pa rezerva për protestën e drejtë të bashkëmoshatarëve të tyre, studentëve në Tiranë. E drejta për të protestuar dhe për të shprehur lirisht mendimin është e garantuar nga Kushtetuta dhe nga konventat ndërkombëtare. Për këtë arsye, është e papranueshme që, përballë zërit paqësor të të rinjve, shteti të përgjigjet me presion, dhunë dhe terror.Gjatë ditës së sotme, policia e narkoshtetit dhe Policia Bashkiake kanë kryer veprime të dhunshme dhe të jashtëligjshme ndaj nxënësve të gjimnazit “Havzi Nela”. Ndalimi dhe ushtrimi i dhunës ndaj të miturve përbëjnë shkelje të hapur të ligjeve në fuqi. Në emër të Partisë Demokratike, Dega Kukës, u bëjmë thirrje zyrtare dhe të prerë drejtuesve të Policisë së Shtetit: Të lirohen menjëherë të gjithë të miturit e shoqëruar.Të merren masa urgjente ndaj personave që kanë ushtruar dhunë mbi nxënësit. Të rinjtë nuk janë kundërshtarë të shtetit, por zëri i së ardhmes së tij. Protesta paqësore është një e drejtë themelore që duhet respektuar dhe mbrojtur, jo ndëshkuar me dhunë."- thuhet në reagimn e tij. Share Lajmi kryesor: LIVE TV- Protesta/ Shkatërrim e zjarre në rrugët e Tiranës, të maskuarit sulm Bashkisë, Kuvendit, 3 ministrive dhe bankave e bizneseve! Gurë efektivëve, policia i zmbraps te Kryeministria U.D/E.H/ReportTv.al protestat kunder qeverise Kukes Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 20.6% Jo 75.7% Disi 3.7% Vota total: 618 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
