Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Tensione në Kosovë pas dënimit të liderëve të UÇK-së, qytetarët sulmojnë me gurë e shishe uji zyrat e EULEX! Në Hagë përplasen me policinë, hipin mbi makina (VIDEO+FOTO)


Pas shpalljes së dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, qytetarë shqiptarë në Prishtinë dhe në Hagë, u shprehën të zhgënjyer për vendimin e Dhomave të Specializuara, që i dënoi ata me 81 vite burg në total. Qindra qytetarë janë mbledhur para zyrave të EULEX-it ndërsa dëgjohen duke brohoritur 'UÇK'. Në shenjë proteste për vendimin ata kanë hedhur gurë e shishe drejt këtyre zyrave. Në qytete t

Pas shpalljes së dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, qytetarë shqiptarë në Prishtinë dhe në Hagë, u shprehën të zhgënjyer për vendimin e Dhomave të Specializuara, që i dënoi ata me 81 vite burg në total. Qindra qytetarë janë mbledhur para zyrave të EULEX-it ndërsa dëgjohen duke brohoritur 'UÇK'. Në shenjë proteste për vendimin ata kanë hedhur gurë e shishe drejt këtyre zyrave. Në qytete të tjera të Kosovës u zhvilluan tubime në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ndërsa mbajtën një minutë heshtje, të rritur e fëmijë u panë me lot në sy. LEXO edhe...'Sot është ditë e zezë për Kosovën', Hamza pas vendimit të Hagës: Beteja nuk mbaron këtu! Edhe në Hagë, mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së janë mbledhur pranë institucioneve të drejtësisë, ku kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit. Ndërkohë në disa pamje shihen që qytetarët shqiptarë hipin mbi makinat e policisë, disa të tjerë ndërsa mbajnë në supe flamurin kuqezi janë përplasur me policinë. Për shpërndarjen e tyre policia hodhi ujë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Jakup Krasniqi është dënuar po ashtu me 25 vjet, për disa vepra të krimeve të luftës; Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burg. lajm ne perditesim.... Share Share Ora 15:01 Ambasada e Kosovës apel shqiptarëve në Hagë: Mos bini pre e provokimeve, respektoni Holandën Pas tensioneve që pasuan vendimin e Dhomave të Specializuara, Ambasada e Kosovës në Hagë u ka bërë thirrje qytetarëve që ndodhen atje të ruajnë qetësinë dhe të shmangin çdo provokim.Në reagimin e saj, Ambasada u kërkon protestuesve të respektojnë kushtet e lejes së protestës dhe ligjet e Holandës, duke theksuar se "dhuna nuk lejohet" dhe se përgjegjësia e të gjithëve është të ruajnë paqen dhe dinjitetin.Njoftimi i plotë:Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka ndjekur me shqetësim të lartë verdiktin e dhënë sot nga Dhomat e Specializuara të Kosovës lidhur me rastin e liderëve të UÇK-së, z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi.Ky vendim ka shkaktuar, me të drejtë, zhgënjim të thellë në mbarë Kosovën dhe përbën një lajm thellësisht zhgënjyes për të gjithë ne. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, vetëmbrojtëse dhe të domosdoshme. Këtë fakt nuk e ndryshon askush, asnjëherë.Besojmë se aktgjykimi përfundimtar në shkallën e apelit do ta ndryshojë këtë interpretim dhe këtë aktgjykim. Në këto momente, shprehim solidaritetin tonë me familjet e z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi.Në të njëjtën kohë, Ambasada e Republikës së Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Hagë të ruajnë qetësinë dhe maturinë, të mos bien pre e provokimeve, të respektojnë rregullat dhe kushtet mbi të cilat është dhënë leja për protestën nga Komuna e Hagës, si dhe të respektojnë shtetin mik, Mbretërinë e Holandës.Dhuna nuk lejohet. Paqja, dinjiteti dhe respektimi i ligjit janë përgjegjësi e të gjithëve. Share Ora 14:48 Tensione pas vendimit të Hagës, protestuesit sulmojnë me gurë bazën e EULEX-it në Prishtinë (VIDEO) Zemërimi pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë është zhvendosur në rrugët e Prishtinës. Një grup protestuesish ka rrethuar bazën e EULEX-it, duke e qëlluar me gurë dhe duke thyer disa xhama të godinës.Pamjet që vijnë nga gazetari i Report TV tregojnë situatën pranë bazës, ndërsa protestuesit shprehin revoltën e tyre pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së me gjithsej 81 vite burg. Share Ora 14:24 Pritën gjithë natën para Speciales, shqiptarët në Hagë shpërthejnë në lot pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së! Reuters sjell FOTOT Natën e kaluan para Dhomave të Specializuara në Hagë, ndërsa pas shpalljes së vendimit nuk i mbajtën dot lotët. Reuters ka publikuar fotografi të shqiptarëve të mbledhur jashtë gjykatës, të cilët kishin pritur gjatë gjithë natës në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së. Share Ora 14:18 Prishtina shpërthen në lot pas verdiktit të Hagës, qytetarët nuk e fshehin dhimbjen pas dënimit të komandantëve të UÇK-së (FOTOT) Teksa fshijnë lotët me flamujt e UÇK-së, të rinj e të reja, burra e gra, nuk arrijnë ta fshehin tronditjen në sheshin e Prishtinës. Shumë prej tyre shpërthyen në lot pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që dënoi me gjithsej 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së. Share Ora 13:57 Njerëz në lot dhe zemërim pas vendimit të Hagës, tension pranë zyrave të EULEX në Prishtinë Situata mbetet e nderë pranë zyrave të EULEX në Prishtinë ku ka shumë forca policie dhe protestues të pakënaqur me vendimin e Hagës që dha 81 vjet burg në total për ish krerët e UÇK-së. Mes tyre ka njerëz në lot që shprehin zemërim për vendimin e Hagës. Share Ora 13:53 Tensione në Hagë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK, policia holandeze arreston mbështetësit Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.Pas shpalljes së vendimit janë shënuar edhe tensione jashtë gjykatës.Qytetarë të mbledhur në Hagë kanë goditur një automjet të policisë, ndërsa situata ka vijuar me tensione.Gjithashtu policia holandeze ka arrestuar mbështetës së krerëve të UÇK-së. Share Ora 13:24 Tensione para zyrave të EULEX në Prishtinë, hidhen shishe e gurë në shenjë proteste kundër vendimit të Hagës (VIDEO) Para zyrave të EULEX në Prishtinë janë mbledhur shumë qytetarë të cilët në duar mbajnë flamuj të UÇK. Ata kanë hedhur shishe dhe gurë në drejtim të Policisë së Kosovës që ka blinduar selinë e EULEX. Në vijim priten të vijnë edhe të tjerë. Share Ora 13:09 Dënimi për ish-krerët e UÇK, forcat e policisë 'blindojnë' zyrat e EULEX në Prishtinë (VIDEO) Forcat e policisë kanë rrethuar zyrat e EULEX në Prishtinë. Disa qytetarë të zhgënjyer u nisën nga sheshi "Skënderbeu" drejt selisë së EULEX pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim, Kadri Veseli 18 vjet burgim, Jakup Krasniqi 25 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Share Ora 12:31 Tensione në Hagë, policia hedh ujë për t’i shpërndarë qytetarët! Hipin sipër makinave (VIDEO) Policia në Hagë ka hedhur ujë ndaj qytetarëve që t’i largojë nga ambientet e Gjykatës Speciale.Sipas videove në rrjetet sociale, madje disa qytetarë shihen se kanë hipur mbi vetura e policisë duke ie goditur ato.Situata përfi pasi policia hodhi ujë për shpërndarjen e qytetarëve. Share Ora 12:01 Haga dënon me 81 vite burg në total 4 ish-krerët e UÇK, qytetarët në Prishtinë mbajnë një minutë heshtje Një minutë heshtje kanë mbajtur qytetarët në Prishtinë pasi 4 ish-krerët e UÇK u dënuan me 81 vite burg në total.Të zhgënjyer ata mbajtën një minutë heshtje dhe më pas vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit. Share Ora 11:38 Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së qytetarët në Prishtinë në lot (VIDEO) Pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së shumë qyetarë janë parë me lot në sy në Prishtinë. Share Ora 10:05 Prizreni në pritje të vendimit të Hagës, qyteti ‘vishet’ me flamujt e UÇK-së (VIDEO) Dhomat e Specializuara në Hagë kanë nisur shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.Në Prizren, ashtu si edhe në qytete të tjera të Kosovës, qindra njerëz janë janë në pritje të vendimit.Qyteti historik është mbuluar me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qytetarë të shumtë po ndjekin zhvillimet nga afër ne sheshin kryesor "Shadervan" ndërsa flamuri i UÇK-së është vendosur edhe në të gjitha xhamitë e qytetit. Share Ora 09:51 ‘Kosova po pret’/ Qytetarë mbushin Prishtinën në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së (PAMJET ME DRON) Qindra qytetarë me flamuj kombëtar dhe me flamujt e UÇK kanë mbushur sheshin në Prishtinë për të ndjekur live gjyqin në Hagë.Nga pamjet me dron që sjell Report Tv shihen edhe banderola gjigante të ish-krerërve të UÇK-së dhe ‘Kosova po pret’. Share Xh.K/SI.E./ReportTv.al kosove Gjyqi ndaj UCK ne Hage hashim thaci kadri veseli Jakup Krasniqi rexhep selimi Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 7.1% Të gabuar 88.7% Nuk e di 4.2% Vota total: 212 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?