Lajme Zone
Tensione në derën e Kuvendit/ Shehaj përplaset me punonjësit e Gardës
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tensione në derën e Kuvendit/ Shehaj përplaset me punonjësit e Gardës

Tensionet dhe debate janë regjistruar edhe në derën e Kuvendit. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka kërkuar të futet në Kuvend, ndërsa nuk është lejuar nga punonjësit e Gardës. Kujtojmë se Shehaj është përjashtuar disa ditë më parë nga punimet e Kuvendit. “Si i ndaloni deputetët të hyjnë. Hiqi duart do të mbani përgjegjësi. Më tregoni mua urdhrin, vendimin. Mos më shty”, i është drejtuar Sheh

Tensionet dhe debate janë regjistruar edhe në derën e Kuvendit.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka kërkuar të futet në Kuvend, ndërsa nuk është lejuar nga punonjësit e Gardës.

Kujtojmë se Shehaj është përjashtuar disa ditë më parë nga punimet e Kuvendit. “Si i ndaloni deputetët të hyjnë. Hiqi duart do të mbani përgjegjësi. Më tregoni mua urdhrin, vendimin. Mos më shty”, i është drejtuar Shehaj punonjësve të Gardës. Lidhur me incidentit, foli dhe deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili tha se Shehajt po mbahet jashtë Kuvendit në shkelje të ligjit. "Është ndaluar në mënyrë të dhunshme nga Garda. Ka një vendim të përjashtimit që më 22 qershor për 30 ditë dhe sot është data 23 nuk ka asnjë urdhër tjetër. Kemi informacion se Edi Rama do të vijë sot në Kuvend dhe kryeministri i trembet përballjes me Agron Shehajn. Të kapësh zvarrë deputetin ky është fundit i demokracisë. Vendi po shkon në konflikt civil nga protesta dhe nuk lejohen deputetët të flasin për këtë. Përgjegjësia që do të mbajë Edi Rama do të jetë e rëndë", tha Kapri. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.