Përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës, ndërsa autoboti i policisë ka lëvizur në drejtim të turmës, duke hedhur ujë me presion ndaj demonstruesve. Gazi lotsjellës është hedhur në mënyrë masive në drejtim të protestuesve, ndërsa raportohet se një pjesë e tij është kthyer pas nga demonstruesit. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, të rinjtë dhe studentët vijojnë të qëndrojnë në protestë, duke shprehur revoltën e tyre dhe duke refuzuar të tërhiqen nga Bulevardi. Protesta nuk është ndalur dhe është shtrirë në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
