Lajme Zone
Tensione brenda në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren dhe nuk lejojnë Maznikun të prezantojë raportin për ‘Territorialen’
PolitikëTop Channel

Tensione brenda në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren dhe nuk lejojnë Maznikun të prezantojë raportin për ‘Territorialen’

Opozita bllokoi foltoren gjatë punimeve të Kuvendit.

Opozita bllokoi foltoren gjatë punimeve të Kuvendit. Kjo ndodhi menjëherë pasi kryetari Niko Peleshi deklaroi fundin e fjalës për procedurë dhe nisjen e prezantimit të raporteve përkatëse të PS e PD për reformën territoriale.

Pasi situata u tensionua, Peleshi kërkoi sërish 5 minuta pushim për t’iu rikthyer normalitetit.

Disa minuta më pas seanca u rikthye dhe nisën diskutimet… por nuk zgjatën shumë. Sërish foltorja është bllokuar, duke çuar edhe një herë në pushim.

Pas 5 minutash pushimi seanca ka rinisur, por ende Boçi nuk liron foltoren që fjalën ta marrë Arbian Mazniku. Top Channel