Lajme Zone
Tension te Zogu i Zi, protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tension te Zogu i Zi, protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Një tjetër formë proteste është zhvilluar sot në Tiranë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, teksa trafiku në kryeqytet ka qenë në nivele të larta.

Një tjetër formë proteste është zhvilluar sot në Tiranë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, teksa trafiku në kryeqytet ka qenë në nivele të larta. Protestuesit kanë tentuar të protestojnë në nyjën e qarkullimit te Zogu i Zi, një nga akset më të ngarkuara të Tiranës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar nga efektivët.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur fluksi i automjeteve në kryeqytet është i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor, duke sjellë edhe ngarkesë të shtuar në akset kryesore të Tiranës.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shmangur bllokimin e nyjës së qarkullimit dhe për të rikthyer lëvizjen normale të automjeteve. Top Channel