Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tenderi për hemodializën, PD ngre dyshime për mungesë konkurrence! Spahiu: Presim auditimin! Në 2027-ën sjell PET Scan-in, ose jap dorëheqjen


Në interpelancën e saj të parë, si ministre e shëndetësisë, Klodiana Spahiu u përballe me akuzat e opozitës me situatën aktuale në shëndetësi. Në fokus ishte tenderi për shërbimin 4-vjeçar të hemodializës, për të cilin deputeti i PD-së Bardh Spahia ngriti pikëpyetje për mungesën e konkurrencës, ndërsa ministrja tha se do të priten konkluzionet e auditimit.

Në sallën e parlamentit prej 16 vitesh si deputete, Klodiana Spahiu e kishte sot për herë të parë përballjen me opozitën nga foltorja, në pozitën e ministres së Shëndetësisë Në disa raste, ministrja kërkoi ndërhyrjen e nënkryetares së Kuvendit, Evis Kushi, e cila ka pasuar në këtë post pikërisht Spahiun. Edhe ajo përballej gjithashtu me një nga sfidat e para në drejtimin e seancës. “Ti vazhdo punën vazhdo interpelancën, mos dëgjo kolegët”, tha Kushi. LEXO EDHE:‘Kuvendi të njohë gjenocidin serb në Kosovë’- Balla përplaset me Redi Muçin: Je kalama! E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin, fjalimet t'i shkruan ai “Ndërhy, më kthe kohën”, tha Spahiu. Në qendër të debatit ishte kontrata 4-vjeçare për shërbimin e hemodializës, me fond limit rreth 60 milionë euro me TVSH. Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si u zhvillua procedura, “Në këtë procedurë u paraqit vetëm një ofertues, me një ofertë prej 4.24 miliardë lekësh, pra rreth 97% të fondit limit. Duhet të shpjegoni shqiptarëve se si janë hartuar kriteret e kësaj procedure. Dhe mbi të gjitha kemi sërish operatorin e mëparshëm të dializës. A pati konkurrencë reale?”, tha Spahia. U ngritën gjithashtu shqetësime për mënyrën dhe kohëzgjatjen e garës, e cila u hap më 17 gusht dhe u mbyll më 1 shtator. Në procedurë ishte shpallur fituese kompania Diaverum AB, e njëjta që aktualisht ofron këtë shërbim në kuadër të koncensionit, i cili përfn në fillim të nëntorit. Gara u vu në qendër të dyshimeve, pasi vetë qeveria kishte deklaruar se këtë shërbim do ta ofronte shteti, ndërkohë që po i besohej sërish një privati dhe me një vlerë të lartë kontrate që po ashtu ngriti pikëpyetje. Ndër çështjet e para me të cilat Spahiu u mor që ditën që nisi detyyrën ishte pikërisht kjo. Drejtoresha e shoqërisë shtetërore OSHIS, që kishte hapur garën u largua nga detyra. Vetë Spahiu foli për “një procedurë të nisur mbrapsht” e të rishikuar imtësisht. “Do presim grupin e auditimit dhe do marrim vendimet e duhura. Mos bëni akuza publike për gjëra që nuk janë të vërteta. Ti do më kërkosh, mua do më thuash çfarë ka nxjerrë auditimi dhe unë do të them, po i nderuar koleg, auditi ka nxjerrë këtë dhe këtë dhe ne mendojmë që për shqiptarët. Të mos vazhdojmë kështu, por aty ku ne kemi kapacitetet tona për t’i dhënë shërbimin e duhur, t’ia japim shtetit shqiptar”, tha Spahiu. Një tjetër pikë e përplasjes në Kuvend ishte situata në onkologjik. Sipas deputetit Bardh Spahia, pacientët vijojnë të përballen me mungesa dhe akses të kufizuar në disa shërbime diagnostikuese dhe terapeutike. Ministrja Spahiu tha se disa prej problematikave kryesore të Onkologjikut pritet të adresohen deri në fund të vitit. “Në janar fillon Instituti i Onkologjisë. Në fillim të vitit 2027, unë ose e sjell atë PET-skanerin, ose jap dorëheqjen”, tha Spahiu. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:57 Berisha-Spahiut: Fillim më të mbrapshtë nuk ka, jep dorëheqjen! Ministrja: Detyra ime është t'u shërbej qytetarëve Kreu i PD Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend iu drejtua Ministres së re të Shëndetësisë, se Evis Sala me dorëheqjen e saj mbrojti integritetin e vet. Sipas Berishës Spahiu duhet të japë dorëheqjen për të mos i shërbyer aferave korruptive të qeverisë Rama.“Kësaj zonje që ikën kështu dhe që u betua dhe u stërbetua këtu, duhet t’i them dy fjalë. Pararendësja juaj, ajo ka qenë një studiuese e rrallë, ua them unë, me punime që po t’u marrësh ju të gjithë së bashku, nuk bëni as një të dhjetën e saj. Në një moment të caktuar, kur thoni ia mori ai mendjen dhe pranoi detyrën e ministres. E vërteta, me dorëheqjen e saj, ajo mbrojti integritetin e vet, duhet ta them, pavarësisht nga akuzat e lëshuara mbi të, por ajo kur erdhi puna që iu propozua skema e vjedhjes më të madhe të të sëmurëve, ajo tha mirupafshim. Pasardhësja u betua, u stërbetua këtu, ka vetëm një këshillë, shko dhe pi një kafe jo me Lindën e Surrelit, por me Lindën tjetër. Jo me patronazhisten, por me atë drejtoreshën dhe të të rrëfejë ajo dramën e saj në mënyrë që uroj të mbledhësh mendjen dhe të japësh dorëheqjen një minutë e më parë nga ajo detyrë se fillim më të mbrapshtë nuk mund të kishte se të fusje aty patronazhisten e Surrelit, Lindën e Surrelit, kunati i të cilës është faktikisht strumbullari i të gjithë vjedhjeve të qindra milionë eurove në AKSHI. Dhe nuk i del emri vetëm se është kunati i Lindës", tha Berisha.Ndërkohë Spahiu pavarësisht akuzave të Berishës tha detyra e saj e vetme është që t'u shërbej qytetarëve."Është diferencë e madhe kur njeriu ndryshon në rrugëtimin e tij. Jam përpjekur që politika të mos më ndryshojë. Keni qenë profesori im dhe nuk dua të pranoj që të përgojohen gratë në atë foltore. Unë nuk kam takuar asnjë Lindë dhe nuk do të takoj asnjë Lindë. Do t’ju sugjeroja në mënyrë të veçantë: mos e përdorni më këtë strategji për gratë e vendit tonë. Të jeni i sigurt se unë jam në këtë detyrë për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe për t’u garantuar se çdo qindarkë e taksave të tyre do të jetë në shërbim të shëndetit", tha Spahiu Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: PS PD Kuvend 17 shtator 2026 Bardh Spahia Klodiana Spahiu hemodializa Diaverum AB Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.6 / 5 (9 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6% Të gabuar 88.9% Nuk e di 5.1% Vota total: 2405 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?