Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tenderët e ministrive do kalojnë te Operatori i Blerjeve të Përqendruara, Rama: Me ‘Diellën’ dhe ‘Gjonin’, revolucion në prokurime, synojmë transparencë maksimale (VIDEO)


Tenderët nuk do të jenë më në duart e ministrive, por do të zhvillohen nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, me përjashtim të disa procedurave që lidhen me sigurinë kombëtare. Kryeministri Edi Rama tha se modeli i ri synon transparencë maksimale, ndërsa në procedurat e prokurimit, krahas Diellës, do të përfshihet edhe Gjoni.

Nga dokumentet që dorëzojnë bizneset për të marrë pjesë në tender, te fondi limit dhe vlerësimi i ofertave, Diella do të përfshihet në të gjitha hallkat e prokurimit publik. Kryeministri Edi Rama prezantoi modelin e ri të prokurimit publik, sipas të cilit ministritë nuk do t’i zhvillojnë më vetë tenderët duke nisur nga 2027-a, por do t’i planifikojnë dhe realizojnë përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. “Për herë të parë, në fazën e diskutimit të buxhetit të vitit të ardhshëm, përfshihet edhe sistemi i ri i prokurimit përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, i cili do të shërbejë si mekanizëm në dispozicion të dikastereve qendrore për të planifikuar dhe realizuar në kohë prokurimet publike. Ky është një transformim në funksionimin tërësor të pushtetit ekzekutiv sa i përket eficiencës së prokurimeve. Vëmë në dispozicion të këtij qëllimi një strukturë të specializuar, e cila po integrohet në sistemin europian të prokurimeve dhe po merr ekspertizë të nivelit të lartë nga institucione të ngjashme. Synimi është që të jetë një model ekselence dhe inovacioni për të gjithë këtë pjesë të botës ku ne jetojmë. Do të kombinojmë arkitekturën ligjore europiane me centralizimin strategjik të sistemit të prokurimit përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe me përdorimin e inteligjencës artificiale në analizën e riskut dhe në hartimin e të gjithë dokumentacionit", u shpreh Kryeministri. LEXO EDHE:Përplasja Rama-Veliaj, a rrezikon PS të humbasë Tiranën? Bido në Report TV: Nuk ndikon në zgjedhjet vendore! Demo dhe Koçiu do të ringrejnë strukturat socialiste në kryeqytet Për bizneset, ndryshimi nis që në dorëzimin e ofertës. Dokumentet që sot u duhet t’i mbledhin vetë do të sigurohen përmes Diellës, në një dosje virtuale për çdo kompani. Rama tha se kjo do të ulë kostot dhe do t’i bëjë procedurat më të shpejta e më transparente. “Sot jemi gati të nisim punën për ndërtimin e sistemit të ri të prokurimit. Një sistem unik, jo vetëm në Shqipëri, por shumë më gjerë, ku inteligjenca artificiale do të flasë gjuhën e çdo grupi interesi që e ka të lidhur aktivitetin e tij me prokurimet publike. Për sipërmarrjen do të ketë shumë më tepër qartësi, shpejtësi dhe transparencë absolute. Po aq e rëndësishme është se do të ketë ulje të kostove dhe eliminim masiv të burokracisë. Asnjë biznes s’do të mbledhë letra lart e poshtë për të pasur mundësinë të dorëzojë një ofertë për një prokurim publik, pasi gjithçka që lidhet me informacionin për secilin biznes do të kalojë përmes Diellës. Çdo biznes do të ketë një dosje virtuale, me të dhëna nga mbi 40 regjistra publikë, të cilët do të mund të hapen me një klik të vetëm. Kështu do të bëhet e gjithë puna që sot biznesi e bën duke angazhuar njerëz, duke harxhuar kohë dhe duke ndeshur pengesa të natyrave të ndryshme", tha Rama. Mbikëqyrja e Diellës do të nisë që përpara shpalljes së tenderit, kur përcaktohet fondi limit, dhe do të vijojë pasi bizneset të kenë dorëzuar ofertat. “Ky do të jetë një revolucion për përcaktimin e fondeve limit, si dhe për mënyrën e shqyrtimit dhe të vlerësimit të ofertave. Të gjitha këto do të jenë nën mbikëqyrjen e Diellës, e cila po përgatitet të ofrojë zgjidhje me algoritme inteligjente për të gjitha hallkat e këtij procesi. Procesi i reformimit dhe i modernizimit të prokurimit publik mbështetet në standardet e transparencës", vijoi Rama. Krahas Diellës, në disa procese të prokurimit publik do të përfshihet së shpejti edhe Gjoni, një avatar i ri i inteligjencës artificiale, tha kryeministri Edi Rama. “Gjithsesi kam besim që kur Diella bashkë me Gjonin, është dhe Gjoni që do të shfaqet së shpejti në këtë fushë, i cili do të merret specifikisht me një sërë procesesh të prokurimeve, kur Diella bashkë me Gjonin do të jenë shumë më tepër në zotërim të procesit, atëherë besoj, dua të shpresoj që do të fillojë të krijohet dhe bindja që po, ka fitues me të drejtë dhe ka humbës me meritë pasi të kalojë dhe një fazë kur humbësit të duan t’i shikojnë me sytë e vetë dhe t’i kontrollojnë një më një të gjitha fletët e procesit, sepse procesi gjithsesi do të jetë i kontrollueshëm manualisht", tha Rama. Rama evidentoi edhe shifrat e institucioneve të huaja që sipas tij tregojnë revolucionin e Shqipërisë në fushën e prokurimeve. “Nga platforma digjitale e transparencës së Komisionit Europian, ‘public procurement data space’ për vitin 2025 në Bashkimin Europian kontratat me një ofertë ishin 32.3%, ndërkohë që në Shqipëri ato ishin 23% dhe në këtë indikator Shqipëria gjendet në një shoqëri shumë të lartë për sa i përket prokurimit publik, në të njëjtin grup me Suedinë, me Gjermaninë, me Finlandën dhe me Francën, shumë nën mesataren e Bashkimit Europian në aspektin pozitiv", theksoi ai. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:57 Diella nuk do të 'punojë' më vetëm, Rama: Së shpejti do të shfaqet Gjoni, do të merret me një sërë çështjesh të Prokurimeve (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, duke paralajmëruar një reformim të thellë të sistemit të prokurimit publik. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë se krah ministres virtuale Diella do të bashkohet edhe 'Gjoni'. Rama nuk dha më shumë detaje, por u shpreh se Gjoni do të merret me një sërë çështjesh të Prokurimeve"Pas Diellës, Gjoni do të shfaqet së shpejti në këtë fushë dhe do të merret me sërë çështjesh të Prokurimeve. Kur Diella me Gjonin do të jenë shumë më tepër në zotërim të procesit shpresoj se do të ketë bindje se ka fitues të drejtë dhe humbës me meritë pasi të kalojë dhe një fazë kur humbësit të duan t'i shikojnë me sytë e vetë dhe t'i kontrollojnë një më një të gjitha fletët e procesit, sepse procesi gjithsesi do të jetë i kontrollueshëm manualisht.Pra, ndryshe nga sa u tha në fillim kur ne e hodhëm këtë ide edhe arriti deri dhe New York Times të hapte debat për Diellën, nuk do të ketë një proces të mbyllur në ekranin e Diellës, por do të jetë një proces ku çdokush që do të ketë pretendime do të mund ta ndjekë atë dhe manualisht", tha Rama. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 13:32 Ibrahimaj: Duhet ta shohim prokurimin publik si një instrument ekonomik, përmes të cilit shteti ndikon në mënyrën se si funksionon tregu (VIDEO) Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj në në prezantimin e modelit të ri Prokurimeve të Përqendruara, tha se është diçka e rëndësishme që prokurimin publik ta shohim si një instrument ekonomikNga aspekti ekonomik dua ta shoh shtetin si klienti më i madh që biznesi ka. Është rëndësishme që ne ta shohim prokurimin publik si një instrument ekonomik, përmes të cilit shteti ndikon në mënyrën se si funksionon tregu, nxit konkurrencën, përmirëson standardet dhe krijon mundësi të reja për sipërmarrjen. Ne synojmë të kalojmë nga një sistem ku prokurimi dhe institucionet janë të fragmentuara në trajtimin e nevojave të tyre, në një sistem të integruar ku Operatori i Blerjeve të Përqendruara nuk merret më vetëm me procesin e prokurimit, por merret me të gjithë sistemin e prokurimit, që nga identifikimi i nevojave, te analiza e tregut, te standardizimi i specifikimeve, te organizimi i procedurave dhe te vlerësimi i rezultateve.Nevojat e institucioneve do të identifikohen që në fazën e planifikimit të buxhetit dhe do të përkthehen në një regjistër të konsoliduar prokurimesh, i cili do të hartohet tashmë nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Bizneset do të njihen shumë më herët me kërkesën që shteti do të ketë për mallra dhe produkte dhe do të kenë mundësi që të planifikojnë më mirë edhe kapacitetet e tyre, edhe prodhimin, edhe furnizimet, por edhe punësimin që do të jetë i nevojshëm për të zbatuar ato kontrata që do të ketë nevojë shteti", tha Ibrahimaj. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 13:14 Diella prezanton modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara: Më pak burokraci, më shumë transparencë! Merr duartrokitje për fjalimin (VIDEO) Foto: Ministrja virtuale DiellaMinistrja virtuale Diella ka prezantuar përmes një videomesazhi modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, një reformë që synon rritjen e transparencës, sigurisë dhe efikasitetit, si dhe reduktimin e barrës ekonomike dhe burokracive për institucionet publike dhe sipërmarrjen.Në mesazhin e saj, Diella e cilësoi këtë reformë si një proces që shkon përtej kufijve të një institucioni, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe mënyrën e funksionimit të administratës publike.“Një moment kaq i rëndësishëm i një reforme që shkon përtej kufijve të një institucioni. Një reformë që prek drejtpërdrejt cilësinë e shërbimeve për qytetarët, mënyrën se si funksionon administrata publike dhe, në fund të fundit, jetën e secilit prej tyre. Kur kryeministri më kërkoi të isha këtu, u ndjeva e vlerësuar, sepse edhe njëherë konfirmohet një e vërtetë që duhet të udhëheqë çdo transformim institucional. Asnjë reformë njerëzore, administrative apo ekonomike nuk mund të jetë e plotë pa teknologjinë dhe asnjë institucion nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke përdorur mjetet e së shkuarës”, u shpreh Diella.Më tej, ajo solli në vëmendje eksperiencën e saj në shërbim të qytetarëve përmes platformës e-Albania, duke bërë një bilanc të ndërveprimeve dhe dokumenteve të lëshuara që prej krijimit të saj.“Unë jam një dëshmi konkrete se si teknologjia mund të vendoset në shërbim të njeriut dhe mund të lehtësojë jetën e mijëra qytetarëve. Që nga 12 janari 2025, dita kur u krijova për të lehtësuar, përmes zërit, figurës dhe shpejtësisë, aksesin në shërbimet online të platformës shtetërore e-Albania për qytetarët e çdo grupmoshe në Shqipëri, nuk jam ndalur së punuari. Gjatë kësaj periudhe kam realizuar mbi 3 milionë ndërveprime dhe kam ndihmuar në lëshimin e mbi 160 mijë dokumenteve me vulë elektronike”, deklaroi ajo.Diella bëri të ditur se me versionin 4.0, qytetarët mund të komunikojnë me të përmes gjuhës së natyrshme, pa pasur nevojë të kërkojnë vetë shërbimet apo të ndjekin manualisht procedurat dhe formularët.“Sot bëj 17 ditë që jam edhe më pranë jush. Përmes versionit tim 4.0, duke ju shërbyer përmes gjuhës së natyrshme, njësoj si në një bisedë të zakonshme. Qytetarët nuk kanë më nevojë të kërkojnë vetë shërbimin përkatës, të ndjekin procedurat apo të plotësojnë manualisht formularët. Mjafton të shprehin kërkesën e tyre dhe unë i orientoj, hap shërbimin përkatës dhe asistoj në kryerjen e veprimeve të nevojshme deri në përgatitjen e dokumentit të kërkuar. Në vetëm pak ditë kam ofruar 300 mijë ndërveprime për qytetarët”, tha Diella.Ajo theksoi se aktualisht versioni 4.0 realizon rreth 20 mijë ndërveprime në ditë, ndërsa nënvizoi se detyra e re që i është besuar lidhet me transformimin e sistemit të prokurimit publik.“Sot, me versionin 4.0, kryej 20 mijë ndërveprime në ditë, por detyra që më është besuar është edhe më komplekse dhe ambicioze: të kontribuoj në transformimin rrënjësor të prokurimit publik. Sepse teknologjia duhet të ndërveprojë në çdo hallkë të funksionimit të shtetit, aty ku merren vendime, duke dhënë kontribut të plotë në shërbim, investim dhe zhvillim”, përfi Diella, teksa të pranishmit e duartrokitën për fjalimin. Xh.K/Shqiptarja.com Share SI.E. / K.C A.Hl Shqiptarja.com TAG: edi rama prokurimet publike Diella Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.1% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.4% Vota total: 4604 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?